Varrosi dhe Mc Kresha kanë bashkuar forcat për të sjellë një projekt të ri. Kënga e tyre mban titullin “Leku ri” dhe ka hyrë këtë javë në “The Top List”.

Një bashkëpunim mes këtyre dy artistëve kaq të mëdhenj ishte e sigurtë që do të kthehej në një hit të padiskutueshëm. E vërtet ashtu ndodhi, “Leku ri” theu çdo parashikim.

Kënga vjen me një videoklip mjaft interesant dhe sigurisht me një ‘rap’ të fuqishëm nga Varrosi dhe Mc Kresha. Aq më tepër, zëri i Varrosit në refren vjen ‘tjetër nivel’, sa cute aq edhe gangsta.

Gati-gati të ngjason me filmin vizatimor “Alvin and The Chimpmunks”. Kombimim fantastik, këngë fantastike, nga artistë fantastikë… Shijojeni!