Tre vite pasi publikuan një prej këngëve më të suksesshme, “Heart Attack”, Noizy dhe Loredana kanë vendosur të ribashkojnë forcat në një tjetër projekt muzikor.

Dyshja, që prej kohësh njihen për miqësinë e tyre të fortë, e kanë bërë publik lajmin përmes postimeve në Instagram, duke konfirmuar se një duet i ri mes tyre është rrugës.

Duke pasur parasysh suksesin individual të secilit dhe ndikimin që pati “Heart Attack”, pritshmëritë janë të larta edhe për këtë bashkëpunim të ri.

Fansat e të dy artistëve, tashmë janë gjithë sy e veshë për të zbuluar se çfarë risie do të sjellë kjo dyshe këtë herë dhe nëse projekti i ardhshëm do të arrijë të përsërisë ose madje të tejkalojë suksesin e bashkëpunimit të parë.