Reperi i njohur, Ledri Vula, shpesh bëhet pjesë e mediave rozë për jetën e tij personale. Së fundmi, ai është parë disa herë në shoqërinë e këngëtares Xhensila Myrtezaj në disa nga lokalet më të njohura të Prishtinës.
Burime pranë tyre kanë zbuluar se takimet nuk janë të rastësishme dhe se dyshja është parë edhe në Prizren, duke ndezur spekulimet për një histori të re dashurie.
Por a është vërtet një romancë? Apo kemi të bëjmë me një skenar të mirëmenduar për të ndezur interesin e publikut para një projekti të ri muzikor?
Fotografia që ka ndezur mediat është tepër profesionale, që dukshëm është shkëputur nga një set klipi. A mund të jetë ky një duet i shumëpritur? Me shumë gjasa që po.
