Stine është një nga këngëtarët dhe kantautorët më të dashur për publikun shqiptar. Ai ka realizuar shumë këngë që do të mbesin gjatë dhe do ti rezistojnë kohës.
“Çfarë të kam bërë”, titullohet projekti më i ri që krijuesi njohur i hiteve, Stine ka publikuar vetëm pak ditë më parë. Kjo këngë e kishte të garantuar suksesin që kur artisti publikoi një trailer të shkurtër dhe u bë menjëherë virale.
Kënga e dashurisë, një krijim i i artistit shumë vite më parë, pritet të jetë hiti i radhës pas “Tingujt e kitarës”, një duet me reperin e famshëm, Noizy. “Çfarë të kam bërë” rrëmbeu menjëherë zemrat e të gjithë fansave të Stines, të cilët me votat e tyre e vendosën atë në klasifikimin e javës në “The Top List”.
Stine ka treguar ndër vite se i qëndron gjithmonë besnik rrymës së Hip Hop dhe këtë e ka vërtetuar edhe me këtë krijim që në fakt flinte në arkivën e tij prej 13 vitesh. Dhe duke qëndruar tek kjo rrymë, a e dini se kush i dha dorën e parë për të qenë këtu ku është sot?
Stine zbuloi se ishte Bashkim Hoxha ai i cili i dha suportin e parë kulturës Hip Hop në Shqipëri duke organizuar festivalet e para. Epo, ja ku e mësuam edhe këtë.