Shpat Deda është një artist tepër i njohur dhe i pëlqyer për publikun shqiptar, i cili herë pas here surprizon fansat me prurjet e tij muzikore.
Pas “Ninulle”, një këngë që rezultoi e suksesshme për Shpatin, artisti ka vendosur të vijë paksa ndryshe në projektin e ri muzikore, përmes një bashkëpunimi me 5Ponca.
Po cfarë është 5Ponca?
Labinot Sponca, i njohur me emrin e artit 5Ponca, është një Dj nga Kosova, i cili herë pas herë prodhon muzikë elektronike.
Shpati dhe Labinoti, të cilët janë gjithashtu miq të mirë, kanë bashkuar fuqitë duke sjellë projektin e tyre të parë muzikor së bashku, të titulluar “M’tha T’thash”.
Në një intervistë të dhënë së fundmi, Shpati ka treguar se ka qënë ideja e Labinotit për këtë bashkëpunim, i cili është kujdesur për muzikën ndërsa për tekstin dhe vijën melodike është kujdesur vetë Shpati.
“M’tha T’thash”, e cila i përket zhanrit trip, hop dhe IDM, shoqërohet gjithashtu nga një videoklip interesant, i punuar nga Noar Sahiti.
Falë sugjerimeve të publikut, ky projekt muzikor është bërë pjesë e klasifikimit të “The Top List” këtë javë, duke u renditur në vendin e 41-të.