LAJME

2Ton kthehet fuqishëm me Don Phenom

Një tjetër bashkëpunim është publikuar në tregun muzikor shqiptar, i cili ka marrë menjëherë vëmendjen e publikut shqiptar. Bëhet fjalë për 2Ton, i cili kësaj radhe ka bashkuar fuqitë me reperin e njohur, Don Phenom, duke sjellë bashkëpunimin e tyre të parë. “Ciao” mban titullin kjo prurje muzikore, e cila...

“U harrum” e Ledri Vulës, hyn në klubin e 100 javëve

Ledri Vula është gjendur në qendër të mediave rozë ditët e fundit pë shkak të një deklarate të bërë për programin “NIN”. Në deklaratën e tij, Ledri u shpreh se janë shtuar shumë reperet femra dhe se niveli i hip-hopit ka rënë shumë. Kjo deklaratë e tij, u komentua si...

Java e Bojken Lakos, me dy hyrje të reja në klasifikim

“Sekreti” ka qënë projekti muzikor që për herë të fundit e ka bërë Bojken Lako pjesë të klasifikimit të “Top Awards” por artisti është rikthyer sërish në listë dhe kësaj radhe më fuqishëm se kurrë. Kantautori ka publikur dy projekte të reja muzikore brenda një periudhe të shkurtër kohore, ekzaktësisht...

Një fundjavë pa surpriza për “Top 3”

Ndryshe nga javët e mëparëshme, kjo javë nuk ka ardhur me ndryshime të mëdha sa i përket tre vendeve të para të klasifikimit, duke mos sjellë surpriza. Ashtu sikurse javën e kaluar, vendi i parë i përket kolonës zanore të filmit “2 Gisht Mjalte”, “Pa Dashuri” kënduar nga Elvana Gjata....

Geasy si Kanye! Në videon e re fshihet pas kameras…

Getoar Selimi është një ndër personazhet që shumë rrallë shfaqet në ekranet shqiptare dhe tepër i rezervuar sa i përket lajmeve që qarkullojnë rreth tij por më në fund reperi është rrëfyer për gjithçka tek “Xing me Ermalin” drejtuar nga Ermal Mamaqi. Artisti ka vetëm pak kohë që ka nxjerrë...

Elvana kryeson me dy nga tre këngët e kreut

Çdo prodhim muzikor i Elvana Gjatës shndërrohet menjëherë në një hit muzikor dhe këtë e vërteton më së miri projekti i saj më i fundit muzikor por jo vetëm. Artistja është pjesës e zonës së nxehtë të 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne me dy këngë, të cilat...

Vesa Smolica pa mbiemrin

Edhe pse ka shumë kohë që merret me muzikë, Vesa Smolica arriti kulmin e suksesit me bashkëpunimin e saj me Ardit Çunin, “Jena Na”, e cila ka qëndruar në krye të klasifikimit të “The Top List” për 6 javë. Pas këtij suksesi, Vesa ka vijuar me projekte të tjera, të...

Kënga e re e Besës na sjell një parashikim të kësaj vere

Besa di si të godasë gjithmonë në shenjë dhe kësaj radhe artistja ka vendosur të na sjellë një parashikim të kësaj vere, duke lënë të nënkuptohet se do të jetë shumë e nxehtë. “La La La” ka vendosur Besa ta titullojë prurjen e saj më të fundit muzikore, e cila...

Melinda merr çiftelinë për këngën e saj të dytë në klasifikim

Pavarësisht se në këngën e saj ajo nuk e përmend aspak fjalën “çifteli”, në fakt ky është titulli që Melinda ka zgjedhur për projektin e saj më të ri muzikor. Melinda është një tjetër artiste që i është shtuar tregut muzikor shqiptar, zhanrit hip -hop, duke bërë kështu që konkurrenca...