FEATURED

Kjo javë vjen suksesshëm për Samantën, ngjitet me 8 pozicione

Pas suksesit që korri me bashkëpunimin “Na e dina” me Gent Fatalin, Samanta erdhi me një tjetër projekt muzikor duke rrëmbyer zemrat e publikut. E publikuar në fund të muajit tetor, “Si Ai” arriti të bëhej menjëherë pjesë e “The Top List”, ku që në javën e parë u rendit...

“Ku Je” ngjitet me 11 pozicione në “The Top List”

Kanë kaluar 13 javë që kur bashkëpunimi i Getinjo dhe Kidës u bë pjesë e “The Top List”. “Ku je” është publikuar në muajin korrik dhe ndërkohë që ka shoqëruar ditët e nxehta të verës, duket se ky projekt muzikor ende dëgjohet në ditët e ftohta të nëntorit. Këtë javë,...

Besa dhe Flori sërish sukses këtë javë në “The Top List”

Ndërkohë që Besa Kokëdhima po përgatitet për projektin e saj më të ri muzikor “Kokeforte”, “123”, bashkëpunimi i saj me Flori Mumajesin vazhdon suksesin edhe pse kanë kaluar thuajse 5 muaj që nga publikimi. E ngjitur me 18 pozicione në “The Top List”, ky projekti muzikor është renditur në vendin...

Kida dhe Xhensila marrin kreun e “The Top List”

Eshtë java e dytë që Kida dhe Xhensila janë bërë pjesë e “The Top List” me projektin e tyre më të ri muzikor “Uh Baby” dhe dyshja e talentuar ka mundur të kapë kreun e klasifikimit të 50 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare, këtë javë. Kida dhe...

Rikthimi i bujshëm i Flaka Krelanit

Në fillim të muajit tetor, ajo ka publikuar projekin më të ri muzikor i titulluar “Fire”. Edhe pse është cilësuar si një rikthim i bujshëm për Flaka Krelanin, në një intervistë të dhënë për “Top Awards”, artistja ka shpjeguar se nuk është shkëputur asnjëherë nga muzika pavarësisht përkushtimit të saj...

Stanaj, artisti shqiptar që po çan tregun amerikan

Albert Stanaj është një tjetër artsit shqiptar, që na bën të ndihemi krenar falë talentit të tij. Stanaj, i cili jeton në New York, nisi të bëhej i famshëm falë cover-ave të këngëve të famshme, zëri i të cilit tërhoqi vëmendjen e artistëve me famë botërore si Drake, Chris Brown...

“Thirri Krejt Shoqet” ngjitet me 6 pozicione në “The Top List”

Kanë kaluar 10 javë që kur bashkëpunimi i Mc Kresha, Lyrical Son dhe Keepman, “Thirri Krejt Shoqet”, është bërë pjesë e “The Top List”. Ndërkohë që gjatë kësaj periudhe, kjo këngë ka pësuar ulje dhe ngritje të njëpasnjëshme, kjo javë ka sjelle sukses për treshen. Ky projekt muzikor shihet që...

Evi Reçi rikthehet anglisht

Ka kaluar më shumë se një vit që nga publikimi i fundit i Evi Reçit por duket se pas kësaj shkëputje në muzikë, ajo është rikthyer më e fortë se kurrë. Rreth 5 ditë më parë, ajo ka publikuar projektin më të ri muzikor të titulluar “In My Room”. Duket...

“Wannabe” ngjitet me 5 pozicione këtë javë

“Wannabe” risolli Janex përsëri në qendër të vëmendjes pas suksesit që korri me projektin muzikor “Memories”. Edhe pse u publikua që prej muajit tetor në platformat dixhitale si iTunes, Spotify, Deezer dhe Beatport, “Wannabe” doli në kanalin e “Youtube” në fillim të muajit nëntor dhe duket se ky i fundit...