Capital T prej shumë vitesh tanimë ka arritur të fitojë zemrat e audiencës me muzikën e tij. Reperi shpesh ka lëvruar zhanre të ndryshme duke nisur që nga këngët e dashurisë e duke vazhduar tek këngët më ritmike. Megjithatë aty ku Kapo ka treguar se shkëlqen gjithmonë është muzika hip-hop.
Më në fund albumi i shumëpërfolur i Capital T, “Heart Broken Kids”, është publikuar i gjithi në YouTube ku do ta kemi mundësinë të gjithë për ta dëgjuar. Plot 13 këngë të lançuara nga Kapo, por nga të cilat vetëm tre i bashkohen kësaj jave klasifikimit të 100 këngëve më të mira shqiptare në “The Top List”, Top Awards.
Padyshim një hap goxha i madh në karrierën e tij, albumi i publikuar i Kapos tërhoqi të gjithë vëmendjen e publikut. Impakti ka qenë i madh dhe komentet mjaft pozitive e, fundja nuk prisnim ndryshe nga Kapo.
Këngët e tij të reja që kanë hyrë në listën e javës janë “No fake friends”, “Designer” dhe “Rrafsh”. Kjo e fundit pozicionohet në vend të pestë, “No Fake Friends në vend të 18-të dhe “Designer” renditet në vend të 87-të.