Për fansat e rap dhe hip hop, do të gëzoheni me këtë hyrje të re të javës. Bëhet fjalë pikërisht për një bashkëpunim mes dy prej artistëve më të preferuar të tregut muzikor shqiptar…
“I kom pa” titullohet bashkëpunimi mes Buta dhe Noizy, i cili është publikuar vetëm pak ditë më parë. Dyshja nuk kishin e paralajmëruar më herët këtë duet mes tyre dhe fansat mbetën të surprizuar.
Kënga është shoqëruar me reagime mjaft pozitive dhe është pritur mirë që në momentet e para të lançimit në YouTube. “I kom pa” është bashkëpunimi i dytë mes Butës dhe Noizyt.
Dyshja bashkëpunuan edhe në këngën “E du e marr”, e cila ishte pjesë e albumit të Noizyt vitin e kaluar. Momentalisht projekti i tyre i ri pozicionohet në vend të 100-të të “The Top List”, por me premisa për t’u rritur shumë e më shumë…