“Tango & Cash” mban titullin projektin i fundit i Buta në bashkëpunim me Dardan. Edhe pse u përfol se Buta në këtë projekt muzikor vinte me ritme të ngjashme me “Mbi Re”, “Tango & Cash” nuk ka patur të njëjtin sukses.
Ndërkohë që qëndroi në klasifikimin e ” The Top List” për 4 javë rresht, kjo këngë nuk ka mundur t’i rezistojë klasifikimit për këtë javë, duke mbetur jashtë saj.
Ndërsa sa i përket “Mbi Re”, ky projekt muzikor ende vazhdon të dëgjohet dhe votohet nga fansat, ku falë mbështetjes së tyre, prej 24 javësh kjo këngë qëndron në “The Top List” dhe për këtë javë pozicionohet në vendin e 26-të.
Buta vazhdon të jetë tepër aktiv me koncerte si brenda dhe jashtë Shqipërisë.