Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri dhe partneri i saj, Kreshnik Gjergji, janë në prag të një dasme të madhe për të kurorëzuar dashurinë e tyre. Pak ditë para këtij momenti të rëndësishëm, mikeshat e ngushta të Dafinës kanë vendosur t’i bëjnë një surprizë të paharrueshme duke organizuar një festë beqarie.
Ajo që e bëri festën edhe më të veçantë ishte “prania” e Kreshnikut. Mikeshat e Dafinës kishin gjetur një mënyrë kreative për ta përfshirë atë në festë, duke krijuar një portret të tij, i cili ishte i pranishëm gjatë gjithë mbrëmjes.
Kujtojmë se nga ana tjetër, ftesat e dasmës që çifti ka përzgjedhur për ditën e tyre të veçantë, janë shumë të veçanta duke iu përshtatur teknologjisë së fundit. Po ashtu, aty zbulohet se dasma do mbahet më 26 tetor 2024. Kujtojmë që Dafina dhe Kreshniku u celebruan muajin e kaluar duke organizuar një festë privateme miq të ngushtë e familjarë.