Një nga hyrjet e reja në klasifikimin e ”The Top List” për këtë javë është edhe artisti Blleki me projektin e tij më të fundit. Kënga e tij e re mban titullin ”Shkoj” dhe e ka renditur artistin në vend të 98-të të listës.

Kjo këngë e tij ka aritur të bëhet mjaft virale në rrjet që në javën e parë të publikimit. Kishte kaluar pak kohë që nga hera e fundit që Blleki ishte pjesë e klasifikimit, por duket se pritja ia vlejti.

Hiti i tij i fundit që ka qenë në renditjen e ”The Top List” ka qenë ”Kujt pi kërset”. Dhe mund ta imagjinoni surprizën tonë kur pamë Bllekin kaq romantik me ”Shkoj”.

Ndryshe nga kënga e tij e mëparshme, ”Shkoj” vjen me nota më të buta, zhgënjime dhe lëndime dashurie. Pra, cili version i Bllekit ju pëlqen më shumë?