Reperi Blleki ka publikuar këngën e tij më të re të titulluar “Kujt pi kerset”, e cila është bërë menjëherë pjesë e klasifikimit në “The Top List”. Një titull mjaft interesant ky për një këngë kaq interesante.

Blleki duket se në këtë projekt ka ardhur me nota shumë të forta zemërimi apo edhe urrejtje. “Kujt pi kerset” ka një melodi që të bën ta dëgjosh gjithë ëndje.

Por me kë e ka artisti kur thotë që ‘nuk po i kërcet’? Vallë dikush e ka nervozuar aq shumë Bllekin sa ai vendosi ta bëjë menjëherë këngë?

Një gjë është e sigurtë, kjo këngë të bën të fiksohesh pas saj dhe ta dëgjosh e ta ridëgjosh vazhdimisht. Madje nëse doni t’i bëni një ‘dedikim’ të tillë si Blleki dikujt, me këtë projekt keni rastin që ju duhej. Momentalisht “Kujt pi kerset” renditet në vend të 94-të të klasifikimit në “The Top List”. Na mbetet të shohim se çfarë do të vendosin votat e publikut për këtë gjatë javëve në vazhdim.