Vetëm pak ditë më parë, Blero riktheu një nga hitet e tij ikonike nga Top Fest. Ai ka sjellë edhe njëherë për publikun projektin “Kthehu ti”, por në një version më modern.

Blero ka bashkuar forcat me Bay T, një artiste e re për Top Awards e cila ka debutuar këtë javë në listë. “Kthehu ti” na ka bërë nostalgjikë dhe na ka kujtuar kohët e arta të Top Fest dhe projektet e tjera të shumta të Bleros, ku publiku ngrihej në këmbë me hitet e tij.

Ky version i ri vjen me një frymë më ndryshe, jo aq ritmike sa versioni origjinal, por këtë herë e ndërthurur edhe me rep nga Bay T. Por cilin version ka preferuar më shumë publiku, atë origjinalin apo modernin?

Ne në faqen tonë të Instagramit ngritëm një sondazh ku i pyetëm ndjekësit tanë pikërisht rreth kësaj teme. Rezultatet treguan se pjesa më e madhe, 81% i qëndrojnë besnikë versionit origjinal, ndërsa 19% pëlqejnë më shumë versionin e ri.