Blero është rikthyer sërish në klasifikimin e “The Top List” pas një periudhe të gjatë mungese, e më saktësisht pas 5 muajve. Tashmë Blero ka publikuar këngën e tij më të re të titulluar “Hej Aman” që i është bashkuar menjëherë listës.
Kënga e fundit e Bleros ishte bashkëpunimi i tij me Albos, “Telenovela” para pak muajsh. Dyshja kanë punuar së bashku që nga viti 2019. Madje Albos është dhe producenti i Bleros, si dhe shumë talenteve të tjera që ai ka nën menaxhim.
Tashmë Blero ka ardhur me një projekt solo. “Hej Aman” padyshim që premton shumë dhe me shumë gjasa do të rritet në pozicionim gjatë javëve në vazhdim. Dhe sigurisht që ne na kishte munguar Blero gjatë kësaj periudhe mungese. Kjo këngë e ka renditur Bleron në vend të 100-të të klasifikimit të “The Top List” për këtë javë.