Bim Bimma bëhet sërish pjesë e klasifikimit të “Top Awards” me këngën “038” që vjen në bashkëpunim me ErgeNR.

Kjo prurje e cila ka një muaj që është publikuar të kthen pas në kohë kur grupi “NR (urbaNRoots)” në të cilin ai ka qënë pjesë, kishte një kulturë tjetër të të bërit hip-hop.

Këto ritme hip-hopi urban të “038”, të janë të ngjashme me këngën e famshme të NR, “Afrim Roboti” që është pjesë e albumit “E Gjeli” e publikuar nga ky grup në vitin 2002 në Kosovë.

Edhe pse Bim Bimma ka qënë i pari që është shkëputur nga ky grup për të vazhduar karrierën si solist, vazhdon të ruajë të njëjtën kulturë hip-hopi ku në qendër të tij janë tematika të ndryshme sociale.

“038” është një ndër hyrjet më të reja të “The Top List” e cila për këtë javë renditet në vendin e 74-të.