“Janari” mban titullin prurja më e re e dy këngëtarëve të rinj të muzikës shqiptare, Endri dhe Rina.

Ndërkohë që me Endrin jemi njohur përmes disa projekteve muzikore, të cilat kanë qënë pjesë e “The Top List”, Rita është një këngëtare e re, e cila ka bërë debutimin e saj me këtë bashkëpunim.

I publikuar në muajin dhjetor, kjo këngë ka mundur të bëhet pjesë e “The Top List” këtë javë, falë mbështetjes së madhe të fansave.

Dy këngëtarët, të cilët i përkasin shtëpisë diskografike “On Records”, kanë ardhur mjaft romantik me bashkëpunimin e tyre, i cili për këtë javë mban vendin e 100-të.

Kënga, e cila është punuar nga dyshja Zzap dhe Chriss, i përket zhanrit muzikor R&B, ndërsa për tekstin është kujdesur Fuego.