Buta dhe Era Istrefi gëzojnë sërish fansat e tyre! Pas “5 AM”, dyshja kanë publikuar projektin e tyre të radhës.
“Kujdes” mban titullin bashkëpunimi i Butës dhe Erës që ka hyrë këtë javë në klasifikimin e “The Top List”. Ky projekt është pjesë e mixtape-it të reperit që ka lançuar pak ditë më parë.
Buta ka publikuar koleksionin e tij të këngëve të papublikuara më parë, nga viti 2017 në 2024, si një mënyrë për të falenderuar fansat e tij besnikë. “Kujdes” është një këngë e vitit 2022, që duket se tashmë ishte momenti i duhur për t’u lançuar.
Në këngën “Kujdes”, Buta dhe Era Istrefi sjellin një bashkëpunim energjik, ku teksti i pasur dhe melodia e këndshme flasin për marrëdhënie dhe emocione, duke krijuar një atmosferë të fuqishme dhe moderne. Në fakt ky projekt na sjell pak atmosferë nostalgjike, duke na kujtuar stilin e vjetër të Erës, që e karakterizonte dukshëm. “Kujdes” ka mbyllur listën e Top 100 për këtë javë.