Artisti i njohur Bardhi ka qenë mjaft aktiv kohët e fundit duke publikuar disa projekte të reja muzikore. Projekti i tij më i fundit ka qenë një bashkëpunim mes Nora Istrefit dhe Shkurte Gashit.
E para kësaj bashkëpunimi i tij me Majk rezultoi një sukses shumë i madh në rrjet. Tashmë pas disa bashkëpunimeve, ka ardhur koha që Bardhi të vijë solo.
Thënë kjo, artisti ka publikuar jo 1, por 2 këngë të reja. “Zhytem x Prap” vijnë ‘2 në 1’, ashtu siç kemi parë goxha kohët e fundit. Mesa duket as Bardhi nuk kishte si t’i shpëtonte këtij trendi.
Artisti ka mbyllur Top 100 për këtë javë dhe do presim të shohim ecurinë e tij me këto dy projekte në javët në vazhim. Ndërkohë zgjidhni të preferuarën tuaj…