“Enough” është titulli që mban projekti më i ri i Baby G, e cila është një tjetër këngëtare që po synon tregun ndërkombëtar.
Pas disa projekteve muzikore, “solo” dhe bashkëpunime të cilat rezultuan të suksesshme në tregun shqiptar, Baby G është e vendosur që muzika e saj të jetë gjithashtu pjesë e tregut botëror.
Rreth një javë më parë, ajo ka publikuar këngën e saj më të re, e cila ka ardhur si një bashkëpunim mes shtëpisë diskografike “Zzap & Chriss” dhe “Jive Epic France” nën logon e kompanisë amerikane “Sony Music”.
Ndërkohë që duket shumë sensuale në klipin e kësaj kënge, Baby G premton se ky projekt muzikor shumë shpejt do të shndërrohet në një hit muzikor.
Që në javën e parë të publikimit, “Enough” është bërë pjesë e renditjes së “The Top List”, ku për këtë javë mban vendin e 40-të.