Ju kishte marrë malli për Baby G? Këngëtarja është rikthyer sërish në “The Top List” pas një periudhe mjaft të gjatë.

Kanë kaluar vite që kur Baby G ka qenë pjesë e klasifikimit me një projekt të sajin muzikor. Dhe ja ku erdhi momenti i duhur më në fund.

Këngëtarja ka publikuar “Take 2”, që ka hyrë këtë javë në klasifikimin e “The Top List”. Si gjithmonë Baby G vjen me një stil shumë të veçantë dhe në klipin e ri duket mjaft seksi dhe tërheqëse.

Epo, çfarë mund të themi? Duket se ia ka vlejtur pritja për këtë projekt nga Baby G. “Take 2” renditet në vend të 87-të këtë javë.