Auron Deva rikthehet sërish në “The Top List” pas më shumë se një viti mungesë. Ishte kënga “Opera” që e solli atë për herë të parë në mesin e artistëve të Top Awards.
Tashmë ai ka sjellë projektin e tij më të fundit që mban titullin “In Silence”. Prurja e tij e re e ka risjellë atë në klasifikim, duke e renditur në vend të nëntë për këtë javë.
Auron Deva ka treguar edhe njëherë veçantinë e tij në stil, duke dalluar dukshëm nga artistët e tjerë të tregut. Pa dyshim që ai është në rrugën e duhur drejt suksesit edhe më të madh se kaq.
Siç ka treguar dhe Auroni, puna për “In Silence” ka mbajtur rreth një vit dhe më në fund është finalizuar ashtu siç duhet dhe që priste dhe publiku. Shpresojmë që tani të kemi edhe më shumë projekte nga artisti e të mos na duhet të presim më kaq gjatë.