# A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z

Venera Lumani

Venera Lumani ka lindur më 16 Qershor 1991 në fshatin Ladorisht të Strugës, ku dhe ka kryer mësimet fillore. Duke parë dëshirën e pasionin e madh për muzikën, prindërit e regjistrojnë Venerën që 5 vjeç në shkollë të muzikës, kështu që lidhja e saj me këngën është bërë e pandërprerë.

Ka ndjekur shkollën e mesme për Kanto në Tetovë dhe më pas studimet për muzikë në Fakultetin e Muzikës në Shkup. Nga instrumentet muzikore njeh pianon dhe kitarën. Pasionin për këtë të fundit e ka trashëguar nga babai i saj, i cili është kitarist i grupit “Shekulli i Dreqit”.

Ajo u bë e famshme falë pjesëmarrësjes së saj në sezonin e dytë të “The Voice Of Albania”, ku u shpall zëri më i mirë i shqiptarëve.

Venera, e cila momentalisht jeton në Tiranë, ka marrë pjesë në disa festivale të ndryshme muzikore në Shqipëri, ku në “Top Fest” ka fituar çmimin “Best Ballad”.

NEWS

Cili nga çiftet e këngëtarëve është më i preferuari i publikut?!

Në showbiz-in shqiptar ka shumë çifte që ndajnë të njëjtin profesion, qoftë aktorë, prezantues apo këngëtarë. Ata janë jo vetëm shumë të suksesshëm në profesionet e tyre, por edhe shumë të komentuar në media. Dhe ne do të ndalemi pak tek çiftet e këngëtarëve, aq më tepër tek ata që...

Venera dhe Lindi në Maldive, pushime apo tjetër projekt?

Të gjithë ne mund ta kujtojmë këngën e çiftit Venera – Lindi, “Mwah Mwah”. Kjo këngë mjaft e veçantë e solli dyshen me një frymë tjetër më ndryshe nga sa jemi mësuar që t’i shohim. Për videoklipin e këtij projekti, Venera dhe Lindi vendosën që ta xhironin në Zanzibar, një...

Ja cilat janë këngët që janë ngjitur më shumë këtë javë...

Ndërkohë që kreu i listës nuk ka pësuar shumë ndryshime nga java e kaluar, shumë këngë të tjera të listës janë votuar më shumë nga publiku shqiptar, duke u ngjitur sa më lart në klasifikim. Projekti më i ri nga Dafina Zeqiri i titulluar “Happy Birthday” ka vetëm 2 javë...

Venera dhe Lindi vijnë me një këngë "TikTok" -u për sezonin e verës!

Çifti i artistëve, Venera Lumani dhe Lind Islami, kanë postuar këngën e tyre më të re, të titulluar “Mwah Mwah”. Sipas preferancave të publikut, kjo këngë është renditur në vend të 21-të të klasifikimit në “The Top List”. Venera dhe Lindi kanë zgjedhur që videoklipin e këtij projekti t’a xhirojnë...

Venera dhe Lindi vazhdojnë aty ku e lanë dhe mbas "Me zemër", në qershor nxjerrin një tjetër këngë!

Ata janë një ndër ciftet më të ëmbël të tregun muzikor shqiptar dhe projekti i tyre i fundit, na ka ëmbëlsuar akoma më shumë këto ditë vere. Venera dhe Lindi kanë prezantuar “Me zemer”, një këngë që vijon të mbetet brenda stilit muzikor të ciftit të njohur edhe pse refereni...

Artistet femra me më shumë javë në klasifikim në të gjitha kohërat!

Këtë javë kemi vendosur t’i kushtojmë vëmedje të vecante artisteve femra, të cilat falë suksesit të tyre kanë mundur të qëndrojnë në klasifikimin e “Top Aëards” për shumë javë, duke mposhtur konkurrencën e hyrjeve të reja. “Drunk” e Kidës është një ndër këngët që ende vazhdon të votohet nga publiku...

Venera dhe Lindi fusin këngën e dytë në 100 më të mirat e javës

Përveçse të pandashëm në jetën personale, Venera Lumani dhe Lind Islami janë kaq shumë të bashkuar edhe artistikisht, kështu që çifti i suksesshëm ka vendosur të bashkojë sërish fuqitë për një tjetër projekt muzikor. “A e din sa” është një ndër projektet e dyshes që gjendet tashmë në klasifikimin e...

Na duhej një mbyllje romantike për vitin 2019 nga Venera dhe Lindi

Një projekt që është punuar në kohë rekord është prurja më e re e Venera Lumanit dhe Lind Islamit, “A e din”. Pavarësisht se nuk është bashkëpunimi i tyre i parë, kjo këngë ka ardhur kaq ëmbël, duke na dhuruar një mbyllje romantike për vitin 2019-të. Në një postim të...

"Siento Amor" ngjitet me 6 pozicione këtë javë

Çifti i famshëm i muzikës shqiptare, Venera dhe Lindi, bashkuan fuqitë këtë verë duke sjellë projektin me titull “Siento Amor”. Duket se dyshja e talentuar ka zgjedhur muzikën për t’i thënë njëri-tjetrit, fjalët më të ëmbla. E publikuar që prej muajit korrik, kjo këngë vazhdon të jetë pjesë e listës...

"Siento Amor", kënga që ngjitet me më shumë pozicione në "The Top List"

Ata janë një ndër çiftet më simpatik të showbiz-it shqiptar që nuk ngurrojnë ta shprehin hapur dashurinë e tyre dhe këtë gjë  vendosën ta tregojnë edhe përmes këngës. Venera Lumani dhe Lind Islami bashkuan fuqitë duke sjellë projektin e parë muzikor së bashku, të titulluar “Siento Amor”. Ky projekt, i...