# A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z

Soni Malaj

Soni Malaj është një këngëtare shqiptare. Emri i vertetë është Sonja Malaj. Fëmijërinë, deri në moshën 9-vjeçare e kaloi në Tropojë. Më pas familja u transferua në Tiranë ku Soni do të vazhdonte karrierën e nisur që në Tropojë si këngëtare.

Soni zbuloi pasionin e saj për muzikën që në vogëli, duke u berë kështu pjesë e festivaleve për fëmijë në Tropojë, duke u vlerësuar dhe me çmime të para dhe të dyta. Në moshën 14 vjecare, Soni bën një audicion pranë një studioje muzikore me qëllimin për t’u bërë këngëtare. Zëri i saj “black soul” edhe pse në një moshë fare të re, bie menjëherë në vesh të profesionistëve, të cilët vendosin të kultivojnë më tej talentin e saj.

Soni Malaj ka qënë pjesë e grupit “Spirit Voice” deri në vitin 2000. Më pas ajo nisi karrierën solistike, duke korrur një sukses të madh në skenën e muzikës.

NEWS

Ja cilat janë ndryshimet e Top 10 për këtë javë!

Kjo javë nuk solli ndryshime shumë të mëdha për sa i përket klasifikimit të këngëve në Top 10, në krahasim nga java e kaluar. Kreun për këtë javë e ka marrë përsëri Elhaida Dani me një nga këngët e albumit të saj, “Zanin”, që duket se ka qenë më e...

Ndryshon kreu, por nuk është ndryshimi i vetëm i Top 5!

Duket se Dafina Zeqiri dhe Lyrical Son me “Llafe Llafe” kanë lëshuar fronin për këtë javë, duke zbritur në vend të dytë të klasifikimit. Një hyrje e re arriti që të vendosej menjèherë në vend të parë. Është fjala për Elhaida Danin dhe këngën e saj “Zanin”. Ky projekt ishte...

Ja “ndryshimet” e Top 5 këtë javë!

Përsëri shumë pak ndryshime edhe këtë javë në klasifikimin e “The Top List”. Disa projekte nuk kanë ndryshuar pozicionim e disa të tjera janë rritur ndjeshëm në renditje. Ajo që bie më së shumti në sy është pozicionimi i këngëve në “Top 5”. Edhe këtë javë froni ka shkuar për...

Ja cilat janë këngët që janë ngjitur shumëëë lart në një javë të vetme!

Si rrallë herë më parë, këtë javë kemi pasur disa ndryshime të mëdha në klasifikimin e “The Top List”. Thënë kjo, ka patur shumë projekte të cilat janë ngritur me shumë vende në renditje. Por disa kanë rënë më shumë në sy për shkak të vendeve më të larta. Ja...

Pak si... eksplozive si Soni Malaj!

Kënga me e re e Soni Malaj në bashkëpunim me Benniton, “Pas si…”, është një nga hyrjet që iu bashkangjit kësaj jave klasifikimit të “The Top List”. Në një intervistë për emisionin “Live From Tirana” në Top Albania Radio, Soni ka treguar më shumë mbi këngën e saj të re...

Soni Malaj dhe Gerona Hyska, dy artistet që janë ngjitur me më shumë pozicione këtë javë

Pavarësisht se ka qënë një javë e qetë sa i përket ndryshimeve në renditje, vetëm dy projekte muzikore kanë arritur të marrin mbështetje të madhe nga publiku shqiptar, duke i shndërruar në këngët që janë ngjitur me më shumë pozicione. Soni Malaj – Te Quiero Soni Malaj ka goditur në...

Soni Malaj: Unë kam një pasion shumë të madh për artin dhe nuk lodhem asnjëherë së punuari

Soni Malaj, e cila numëron plot 22 vite karrierë, vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes dhe e preferuar nga publiku shqiptar, pavarësisht se konkurreca kohë e fundit është rritur në tregun muzikor. Një ndër të paktat këngëtare që këndon “live”, ky vit ka qënë tepër produktiv për artisten, e...

"Going down" këtë javë

Si çdo javë edhe java e 189-të është përballur me surpriza sa i përket renditjes së këngëve në klasifikimin zyrtar të “Top Awards”. Ndërkohë që kemi patur vetëm një hyrje të re, ndryshime të mëdha janë vënë re në zbritjen e disa këngëve në renditje. Tre këngët me më shumë...

Tre hyrje të reja dhe të gjitha lart këtë javë

Pavarësisht se jemi në kulmin e verës, vetëm tre projekte të reja muzikore i janë shtuar listës zyrtare të “Top Awards” këtë javë. Duket se artistët janë shumë të ngarkuar me koncertet e tyre dhe si pasojë kanë lënë paksa pas dore prodhimin e projekteve të reja, Edhe pse janë...

Soni Malaj ngjitet me 3 pozicione në "The Top List"

Ndërkohë që gjatë verës erdhi super ritmike, dimri e solli më romantike se kurrë këngëtaren e dashur të publikut shqiptar, Soni Malaj. “Pergjithmone” është kënga që Soni e publikoi ditën e të dashuruarve, ku në një intervistë të dhënë për “Top Awards”, këngëtarja është shprehur se publikut i kishte munguar...

Soni Malaj flet për Top Awards, zbulon më shumë për këngën e saj "Pergjithmone"

Soni Malaj është rikthyer në tregun muzikor më romantike se kurrë më parë. Ndërkohë që gjatë verës, artistja sjell këngë tepër ritmike, gjatë dimrit nuk mungojnë baladat nga ana e saj. “Pergjithmone” është projekti që është publikuar ditën e të dashururave, më 14 shkurt, një këngë e cila ka prekur...

Soni Malaj sjell bashkëpunimin e radhës

“Me Mua” ka qënë projekti më i fundit muzikor i Soni Malaj, i cili erdhi si një bashkëpunim mes saj dhe Skivit, një këngë që gjithashtu ka qënë pjesë e “The Top List”, Top Awards. Pas një muaji, Soni është gati të publikojë projektin e ri, për të cilin kësaj...

Soni Malaj feston suksesin e parë të këngës "Me mua"

Kanë kaluar thuajse 10 ditë që nga publikimi i projektit më të fundit muzikor të Soni Malaj në bashkëpunim me Skivin dhe menjëherë kjo këngë ka mundur të bëhet pjesë e listës zyrtare të “Top Awards”. Duket se kjo këngë ka rezultuar tepër e pëlqyer për publikun shqiptar pasi Soni...