“A Live Night” vjen ditën e sotme me një tjetër episod shumë dinamik, me të ftuar këngëtaren tepër të dashur Soni Malaj. Një artiste me kuptimin e plotë të fjalës, Soni Malaj, vjen me një rrëfim shumë të veçantë, ku flet për karrierën dhe jo vetëm. Por kush është Soni e vërtetë, ajo në skenë, apo ajo jashtë saj?! Ja si përgjigjet artistja në “A Live Night”.

Soni e vërtetë është Soni në skenë. Aty jam e qeshur, dinamike. Kur fiken dritat unë jam shumë e mbyllur në vetvete. Veten e gjej në skenë, jo jashtë saj.

Kjo intervistë vjen në një periudhë shumë të veçantë për karrierën e saj, në një vit që siç e quan Soni, karriera e saj ka rinisur.

Ka mbetur e njejta dëshirë për muzikën, ndoshta akoma edhe më tepër. Ky është një vit jubilar për karrierën time, e kam thënë që në fillim të vitit 2022 që unë tani kam filluar.

Një artiste e përmasave të tilla, Soni zbulon se gjithnjë ka kënduar, dhe ky ka qenë pasioni, por edhe qëllimi i saj që në fëmijëri.

Mundohem të kujtoj kur ka qenë një moment që nuk kam kënduar, nuk e di. Kam filluar që 5 vjeçe me festivalet e fëmijëve. Ëndrra ime më e madhe ka qenë të bëhesha artiste, këngëtare. I shkova deri në fund kësaj ëndrre. E kisha të ngulitur në mendje që unë do bëhesha artiste, këngëtare, të lija një gjurmë në muzikën shqiptare. Thashë do ndjek ëndrrën time dhe pikë.

Në një rrëfim si asnjëherë më parë, Soni Malaj, zbulon hapat e parë në karrierë, duke e nisur pikërisht nga fëmijëria.

Unë jam e lindur në Tropojë dhe kam jetuar deri në moshën 9-vjeçare. Kanë qenë vite që kanë shenjuar karakterin tim. Ka qenë një fëmijëri shumë e bukur, shumë e jetuar e plotë në një vend që edhe bota do e kishte zili. Gjithmonë thonë që Tropoja është si Zvicra… Por shkëputja nga Tropoja në vitin 1991 ka qenë diçka e rëndë psikologjikisht për mua dhe vëllanë tim si fëmijë, sepse erdhi shumë e papritur me ndërrimin e sistemit, që jemi vendosur në Tiranë. Unë e kam vuajtur shumë, më dukej sikur nuk i përkisja Tiranës.

Nga një vajzë e vogël me dëshirën për të kënduar, në Sonjën e “Spirit Voice”, ky ishte rrugëtimi i Soni Malaj drejt një karriere të suksesshme muzikore.

Më karakterizon këmbëngulja. Nuk kisha dëgjuar për një audicion, thjesht do bëhesha këngëtare. Unë mendoja kush do jetë rruga dhe e përgatisja veten që në adoleshencë të shkoja në festival. Deri në moshën 14-vjeçare unë stërvitesha vetë vokalisht. Kur bëja shumë zhurmë për komshinjtë futesha në dollap.

Një ditë vjen mamaja ime dhe më flet për motrën e një kompozitori, që kishte ndërtuar një studio. I thashë do vij të bëj audicion. Çdo ditë e pyesja a i kishte folur për mua. Kur u bë një mbrëmje 8 marsi, shkova dhe unë, dola ta kërcej dhe shpalosa të gjithë talentin tim në të kërcyer. U caktua që do bëja audicion, vendosën të më dëgjojnë. Babi më tha ti e ke hobi, por ti do bëhesh doktoreshë. Shkoj dhe këndoj, ishte Elton Deda, Alban Karabashi, Redon Makashi, Faban Asllani, pjesa e elitës. Thanë ne kemi talentin e radhës, ishin shumë të lumtur.

Unë isha në klasën e tetë kur kam bërë audicionin, dhe i thoja kujtdo në klasë më merrni autografin tim sepse një ditë do bëhem e famshme. Kam filluar të shkruaj autografe pa u bërë e famshme. Me klasën time po bënim një xhiro, dhe po vinte Alban Karabashi, vrapoj dhe i them si nuk më bërë këngëtare. Më tha sepse kemi një mendim tjetër, të bëjmë grup. Unë doja të isha solistja.

Por më tha do kalosh audicion tjetër. Shoh shumë vajza të ndryshme, më bie në sy njëra që nuk kishtë dëshirë. Dorina më thanë quhej, dhe mbahet një ndër më të mirat në lice. Nuk doja ta zgjidhnin. Dorina ishte e para që u përzgjodh në fakt për “Spirit Voice”. Më pas vjen Larisa, dhe Angjelina. Albani më thotë duhet të fusim një djalë në saksofon. Erdhi dhe Brikeli dhe formohet “Spirit Voice”.

Soni na zbuloi më tepër se si nisi rrugëtimi i saj në muzikë, teksa tregoi edhe për krijimin e grupit “Spirit Voice”.

Kaloj një audicion të dytë. Shoh shumë vajza të ndryshme, më bie në sy njëra që nuk kishtë dëshirë. Dorina më thanë quhej, dhe mbahet një ndër më të mirat në lice. Nuk doja ta zgjidhnin. Dorina ishte e para që u përzgjodh në fakt për “Spirit Voice”. Më pas vjen Larisa, dhe Angjelina. Albani më thotë duhet të fusim një djalë në saksofon. Erdhi dhe Brikeli dhe formohet “Spirit Voice”.

Një rrugëtim aspak i lehtë sigurisht, Soni Malaj zbuloi çdo vështirësi në ngritjen dhe zhvillimin e kësaj bande muzikore.

Rrugëtimi i “Spirit Voice” nuk ka qenë aspak i lehtë. Ajo ka qenë industria e mirëfilltë muzikore. Përpara se “Spirit Voice” të dilte në skenë, Alban Karabashi thotë që ne 6 muaj do të qëndronim me njëra-tjetrën, kishim një palestër tonën që stërviteshim për të kërcyer, kishim grimiere personale, parukiere personale, shofer personal, studio personale. Nuk ishte shumë e thjeshtë. Ajo pjesa e “Spirit Voice” ka bërë që të brimosi në karakterin tim artistik që është talenti, por puna shumë e madhe të bën të dalësh në sipërfaqe dhe të bësh diferencën. Ish-menaxheri ynë ka pasur një disiplinë ushtarake, është pak me thënë. Kemi ndenjur deri në 4 të mëngjesit, nuk na linte të dilnim nga studio pa kryer shumë mirë materialin, sepse atëhere ishin teknika të tjera. Ne duhet të këndonim vërtet shumë mirë, ne nuk duhet të stononim ose do të ktheheshim edhe një herë. Ndërkohë që sot po të stonosh, rregullohet ajo gjë.

Por si erdhi TAR records në jetën e Soni Malaj?! Ja çfarë zbulon artistja në “A Live Night”!

Ishte ideja e Dritan Hoxhës, i cili shikonte mundësinë e te kthyerit TAR records si një label që prodhonte muzikë, e shiste, merrte këngëtarë, prodhonte albume për ta. Na erdhi një ofertë në “Spirit Voice” dhe ne bëjmë një këngë në TAR records. Shqetësimi im ishte kush do e bënte këtë këngë, sepse unë kompozitorët nuk i njihja dhe më thonë që do e bëntë Genti Lako. Së bashku me vajzat vijmë në studion e TAR records, prezantohemi me Gentin, kishte bërë një baladë shumë të bukur etno. Pati sukses në radio. Gjetëm një gjuhë të përbashkët me të, na pëlqeu bashkëpunimi. Ishte ndërthurur modernja me etnon.

Kur bëhet Top Fest 1, më thotë kam një këngë për ty. Më paraqitet kënga “Larg natës”, e lexoj tekstin, i cili bënte fjalë për një vajzë të dashuruar me një djalë që ishte i përfshirë me lëndët anrkotike. Kjo pjesë ishte një plagë e shoqërisë në atë kohë.

 E teksa na tregoi për krijimin dhe rrugëtimin e “Spirit Voice”, në një çast vjen largimi nga skena e këtij grupi muzikor. Por çfarë kuptimi kishte kjo për Soni Malaj?!

Grupi nuk ka as shpërbërje, as ndarje. Largimi nga skena. Në 2001 Elia Zaharia do ikte për studime në Francë, Dorina vendos që bashkë me bashkëshortin të largohen për në Amerikë. Thoja tani çfarë do bëj. E mbaj mend që ato kohë bëj një këngë single bashkë me Flori Mumajesi, që dhe ai sapo ishte shkëputur nga “The Dreams”. E shikoja që dilnim këndonim këngët, dhe njerëzve i dukej e çuditshme dhe ne nuk e kishim më atë magji. Unë e vuaja këtë. Unë isha mësuar me grupin kur fansat na prisnin ne. Ndërkohë që gjërat nuk ishin më njësoj. Isha shumë skeptike, thashë karriera ime mori fund.

Nga Sonja e “Spirit Voice”, te Soni Malaj, një rrugëtim aspak i thjeshtë për artisten.

Takoj Fabian Asllanin dhe më fton të shkoj të studio. Atje ishte Adrian Hila, Fatmiri që më vonë bëhet menaxheri im dhe shenjon karrierën time. Më pyesin çfarë muzike më pëlqen dhe unë i tregoj ndër të tjera edhe Whitney Houston. Thashë që kjo është këngëtarja që mua më ka bërë të ëndërroj të jem pjesë e muzikës, dua të jem si kjo, të këndoj balada si kjo. Fillojnë kompozojnë për mua albumin “Mbreteresha e Natës” në vitin 2002. Rryma techno-latino, techno-ballkanike, techno-arabike. Ndryshon totalisht profili im. Unë thashë nuk di t’i këndoj këto. Më thonë duhet të ndryshoj imazhin, flokët ndryshe, mënyra e qasjes në publik. Më thonë ti ke linja latino, ti duhet të jesh Jennifer Lopez i industrisë shqiptare. Ti e ke pikë të fortë këtë, unë nuk e kisha konsideruar kurrë. Edhe emrin më thonë duhet ta ndryshoj, Soni Malaj. Soni më thërriste babi. Kjo ishte një bisedë që e kishim bërë edhe me shtëpi diskografike në Kosovë, duhet të shkëputesha nga Sonja e “Spirit Voice”.

Artistja na tregon dëshirën e madhe që kishte si një vajzë e vogël për t’u bërë një këngëtare e suksesshme dhe për të ndikuar në muzikën e vendit të saj. Ajo tregon çdo detaj të këtij rrugëtimi magjik.

Bëmë “Mbretëresha e Natës”, bëmë tur në të gjithë Kosovën me një sukses të jashtëzakonshëm. U kërkova vetëm diçka, m’i ndryshuan të gjitha, por unë doja të isha performuese. E kam pasur ëndërr, nuk e kam shprehur dot 100% talentin tim në kërcim. U gjendën balerinë në Kosovë, koreografitë i bënim së bashku. Nisa të ndryshoj pjesën e veshjeve. Filloi dhe kjo pjesa e feminilitetit që nuk e kisha nxjerr më përpara në pah me “Spirit Voice”. Aty fillova koncerte, turne. Derisa erdha në albumin e dytë “ E Vogëla”.

Jo vetëm një vokal i mrekullueshëm, por Soni Malaj kuptoi se duhet të ketë të gjithë paketën për të qenë një artiste e kompletuar.

Shkoj në Maqedoni bashkë me menaxherin tim. Takohemi me Adrian Gaxhën, i cili ishte fenomeni atëhere. Na prezanton me një studio “Darko Dimitrov”. U kuptua që përcjellja e këngëve në mënyrën më të mirë vizive te publiku, përbënte hit. Kënga “Do të vij”, më vjen skenari dhe thotë do të të shohim si një vajzë mesdhetare. Hyrja është bardh e zi me korse, me valixhe. Mbaj mend atë valixhen e kishin mbushur me tulla që kur të ecja të më dilnin muskujt e këmbëve… Më pas shikoj rrush aty dhe nisim ta hamë. Më thonë do e përdor në videoklip, do e merrja dhe do e haja, sepse atëhere e shtypnin rrushin me këmbë dhe kjo duhet të ishte diçka shumë sensuale, unë e merrja në mënyrë shumë të pafajshme. Ajo ka qenë ndër skenat më të spikatura, mbaj mend e kam patur edhe poster.

Tri herë pjesëmarrëse në Top Fest, dhe një herë fituese e tij, si ka ardhur kjo tek artistja?! Ja çfarë zbulon ajo për “A Live Night”.

Isha për dy sezone në jurinë e “X Factor”, në një televizion tjetër. Kisha marrë një material dhe e dëgjoj. Në anglisht ishte kënga e Susie Ahern, një rokere. Ajo nuk lejonte që materiali i saj të dilte pa iu dërguar teksti i përkthyer, dhe versioni i kënduar i përfunduar. E inçizoj, më ndihmon Gent Myftaraj në produksion. E këndoj, ia dërgoj, dhe më pas më vjen një email dhe asaj i pëlqeu. Shkova konfidente në Top Fest.

Më tej, artistja u shpreh edhe për dy këngë shumë të dashura të saj “Me faj, Pa faj” dhe “Zig Zag”. Jo vetëm kaq, por Soni Malaj theksoi edhe të mirën e globalizimit të muzikës dhe si kjo ndikoi personalisht tek ajo.

Dy këngë shumë të bukura që mezor presim janë “Me faj, Pa faj” dhe “Zig Zag” se zakonisht i këndoj të dyja. Janë bërë në të njejtën kohë. I gjithë si grup ishim të fiksuar me një producent që po bënte namin në industrinë botërore. Timbaland bëri boom. Në e dëgjonim pafund. Kështu erdhën këto dy këngë. Kush e mendonte që Timbaland, një ditë do më ndiqte në Instagram, do më bënte like koncertet e mia. Shkruhemi herë pas here në mënyrë profesionale, e përgëzojmë njëri-tjetrin. Është globalizimi i muzikës, barrierat që janë hequr. Kjo është e mira e rrjeteve sociale. Ka sjellë afër njëri-tjetrit muzikantët në të gjithë botën.

Ajo tregon vështirësitë dhe kujtimet e këtij rrugëtimi magjik, teksa ndalet edhe tek jeta personale.

Ne artistët kemi një jetë sa duket shumë e bukur, e kemi shumë të ngatërruar pjesën personale. Ne gjithmonë jemi në kërkim të qetësisë shpirtërore nga ana personale. Njerëzit mendojnë se ne bëjmë showbiz, bëjmë lidhjet për të qenë mediatikisht në qendër të vëmendjes, apo kalojmë nga lidhja në lidhje, nuk është e vërtetë. Ne kemi dëshirë që të gjejmë një partner, të kemi qetësinë shpirtërore, të kemi familjen e dëshiruar nga të gjithë, të jemi shumë të qetë. Kjo do na ndihmonte në pjesën artistike dhe të karrierës sonë.

Më tej ajo flet edhe për lidhjen me Mirkon, dhe tregon si nisi gjithçka.

Unë isha e lidhur me Mirkon. Jemi njohur në “Dancing with the Stars”. Kemi qenë një nga çiftet që u pëlqye shumë nga publiku, njerëzit kishin dëshirë që ne të ishim çift edhe në të vërtetë. Në fillim nuk e pëlqenim njëri-tjetrin, madje e kishim shumë inat. Unë kërkova largimin e Mirkos, doja ta ndërroja patjetër. Ndërmjet atyre zënkave, doli një lidhje shumë e bukur që u finalizua me Anën.

Një moment kyç në jetën e saj profesionale, Soni Malaj zbulon pse vendosi të shkëputej nga showbiz-i.

Unë vendosa të shkëputem nga showbiz-i. Isha shumë e lodhur, që në adoleshencë deri në moshën 30-vjeçare, unë nuk kisha ndaluar asnjëherë. Unë nuk po ndihesha e qetë më psikologjikisht. Doja të merrja kohë për veten. Nuk doja të isha gjatë gjithë kohës me dritat, e shikuar nga të gjithë. Lidhja ime duhet të ishte në sytë e publikut. Thashë stop, do ikim jashtë, por as kjo nuk ndodhi. Aty e pashë që nuk ndahesha dot nga Soni Malaj artiste. Isha shtatzanë. I thashë Mirkos për “X Factor”, por ai nuk ishte dakord. Ai e pa që unë nuk shkëputem dot nga jeta artistike, është më e fortë se unë. Mirko më këshilloi diçka, është mirë që pjesën personale si mama ta ruaja… Vendosëm që vajza mos të dalë në rrjete sociale.

Por a ndikohet artistja nga komentet dhe lajmet e shumta të vërteta ose jo, që publikohen për të?! Ja si shprehet ajo në “A Live Night”!

Unë nuk lexoj komente, nuk lexoj çfarë shkruhet. Nuk ka të bëjë me Sonin që jam në të vërtetë, është një mënyrë si mediat më paraqesin në një momont të caktuar. Nuk e marr personale sepse nuk ka të bëjë me mua realisht. Familja ime si familje shqiptare pak fanatike normale mund të mërziten. Unë jam person i qetë nga kjo anë.

Më tej, ajo shprehet për vajzën e saj, dhe duket se sheh Sonin e vogël tek ajo.

Ana thotë që do bëhet veterinere, por i pëlqen skena. Veterinere e ka si mbulesë, por ajo kur hypën në skenë, e do magjinë e skenës. Unë shoh veten time tek ajo. Nëse ka një ditë pushim nuk del jashtë, bën koreografitë, këngët e veta. Mbyllet në dhomë bën prova. Këto nuk janë rastësisht, janë gjëra që unë i kam kaluar vetë.

Por si ka ndryshuar Soni artiste në këto 25 vite?! Këtë na e zbulon vetë artistja në “A Live Night”.

Në skenë vokalisht tani kam shumë më shumë energji, ndihem më e qetë, më e lumtur, fal shumë më shumë energji të mirë te publiku im, i argëtoj më tepër. Kur je më e vogël do të shijosh dhe gjëra të tjera, lodhesh më shpejt. Zgjedhjet kanë qenë të ndikuara, ato mundësi kemi pasur. Në këtë 25-vjetor unë them që tani kam filluar rrugëtimin artistik.

Shembulli vjen që nga familja për të qenë një grua me karakter të fortë, mami im është ashtu. Është një grua që gjithmonë ka qenë një dorë e fortë në familje. Një grua që ka pasur lirinë e saj. Punonte, ka pasur punë të rëndësishme, ka dashur karrierën e vetë. Gjithmonë më ka thënë pjesa e lirisë është shumë e rëndësishme…

Fansat e mi i kam prej shumë vitesh, janë fansa që kanë lindur kur unë kam qenë në skenë, kam shumë vajza të vogla që tani më shohin si artisten e vetme që performoj në skenë dhe këndoj… Më pëlqen që fansat janë të të gjitha moshave. Shikoja vajzat e vogla që kishin mësuar koreografitë e mia.

Ndërkohë, Soni Malaj ka edhe një mesazh dhe disa këshilla për këdo që dëshiron të arrijë majat në muzikë.

Në radhë të parë duhet ta duash jashtëzakonisht shumë, kjo është e para, dashuria për muzikën. Ka edhe një gjë që është fokusi, duhet të jesh shumë i fokusuar në karrierë. Puna, absolutisht, duhet shumë punë, unë çdo ditë stërvitem. Ti duhet të jesh më i miri, dhe kjo arrihet duke punuar aq shumë, me frymëmarrjen, fizikun, vokalin. Duhet ta duash shumë që edhe të punosh pastaj shumë. Unë kam parë shumë talente gjatë gjithë jetës sime, shkojnë deri në njëfarë pike dhe kthehen mbrapsht.

Por çfarë do t’i thoshte artistja Sonit të vogël?! Këtë na e zbulon ajo në “A Live Night”.

Soni në fillim i kishte idetë e qarta. Sonit që më vonë ndonjëherë ka humbur rrugën, do t’i thoja që nuk është asgjë kaq tragjike dhe kaq shumë për ta vrarë mendjen. Kalon shumë shpejt. Vazhdo tek ajo, fokusi aty…