# A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z

Sheila Haxhiraj

Sheila Haxhiraj e lindur më 20 nëntor 1993 në Tiranë, është një këngëtare dhe autore shqiptare e njohur. Pas një rrugëtimi të gjatë muzikor, në moshën 18-vjeçare, Sheila Haxhiraj fitoi vendin e parë në garën muzikore të “X-Factor Albania” në TV Klan, garë në të cilën morën pjesë rreth 5 mijë konkurrentë. Ky çmim i rëndësishëm, i dha mundësi Sheilës të nënshkruante një kontratë me producentë si “Berman Brothers” dhe ndoshta jeta e saj tani do ndryshojë përfundimisht.

Sheila nuk ka studiuar ndonjëherë muzikë me mësues, por që e vogël ka rendur skenave të muzikës në shumë konkurse midis shkollave 8-vjeçare, tek “Gjeniu i vogël”, “Promozone festival”, protagoniste në filmin “ Fluturim Pasioni” në moshën 16-vjeçare. Në vitin 2013, Sheila Haxhiraj lançoi videoklipin e saj të parë muzikor me këngën “Veç fillimi”. Në të njëjtin vit, ajo debutoi në “Kënga Magjike” me këngën “Ndjej”, të cilën ajo e shkroi dhe kompozoi.

NEWS

Sheila Haxhiraj flet për këngën e saj të re dhe albumin “Astral”!

Pas daljes nga “Big Brother VIP”, Sheila Haxhiraj ka qënë më shumë e frymëzuar sesa kurrë për projekte të reja artistike. Së fundmi ajo ka publikuar një këngë shumë interesante që quhet “Makalina“. Të gjithëve iu ka bërë shumë përshtypje teksa në coverin e klipit shfaqet e përqafuar me një...

Sheila, një këngë kushtuar një vajze!

Pas “Më e mira”, Sheila Haxhiraj na prezanton me një tjetër projekt të sajin të ri. Kënga e saj e re e publikuar së fundmi titullohet “Makalina” dhe është bërë pjesë e klasifikimit të “The Top List” këtë javë. Ajo që bie në sy në këtë videoklip është pjesa ku...

Sheila Haxhiraj na njeh me "më të mirën" e saj!

Pasi bëri një bujë të madhe me pjesëmarrjen e saj në edicionin e parë të “Big Brother VIP Albania” së fundmi, tani erdhi koha që Sheila të përkushtohet 100% tek muzika. Thënë kjo, Sheila ka punuar fort me albumin e saj të ri “Astral” dhe kënga e saj e fundit...