Pas “Më e mira”, Sheila Haxhiraj na prezanton me një tjetër projekt të sajin të ri. Kënga e saj e re e publikuar së fundmi titullohet “Makalina” dhe është bërë pjesë e klasifikimit të “The Top List” këtë javë.

Ajo që bie në sy në këtë videoklip është pjesa ku Sheila shihet e përqafuar me një vajzë, teksa të dyja duken shumë sensuale, të zhveshura dhe të mbuluara thjesht me një qese transparente. Vetë Sheila është shprehur lidhur me “Makalina” se është bazuar në një histori personale, ku ajo ka folur për humbjen e një prej njerëzve më të rëndësishëm për të.

Për këtë arsye kureshtja e publikut ka qenë dhe më e madhe. “Makalina” e ka pozicionuar Sheilën në vend të 100-të të klasifikimit. A do të rezultojë edhe më i suksesshëm se “Më e mira” ky projekt? Mbetet për t’u parë.