Pas daljes nga “Big Brother VIP”, Sheila Haxhiraj ka qënë më shumë e frymëzuar sesa kurrë për projekte të reja artistike. Së fundmi ajo ka publikuar një këngë shumë interesante që quhet “Makalina“. Të gjithëve iu ka bërë shumë përshtypje teksa në coverin e klipit shfaqet e përqafuar me një vajzë, të dyja të zhveshura dhe të mbuluara me qese transmaprente.

Ky detaj ka mjaftuar për të zgjuar kuriozitetin për këngen por edhe për të hamendësuar. Përpara kësaj kënge kujtojmë se Sheila publikoi edhe klipin “Më e mira” me protagonist Kledi Hysën e “Big Brother VIP”. Ndërkohë që po punon për një album muzikor, ajo është angazhuar edhe me aktrimin pasi u pëlqye shumë me rolin e infermieres në shfaqjen “Dita më e bukur”. Për të na folur për këto e shumë të tjera, Sheila ka qenë e ftuar në studion e “Wake Up” në Top Channel…

Sheila, me siguri një nga pyetjet më të shpeshta që të kanë bërë këto ditë me siguri ka qënë: “Kush është Makalina, vajza misterioze të cilës ti i dedikove një këngë?”

“Makalina” është një histori personale. Para disa vitesh kam humbur një prej mikesheva të mija më të mira, nuk i ka mbijetuar dot sëmundjes së leucemisë. Unë jam natyrë që nuk para shprehem për gjërat e mia personale dhe vendosa që këtë histori ta shpreh përmes këngës.

Përpara se të publikoje këngën ti ke thënë se ia ke kushtuar jo vetëm një shoqeje që ke humbur por më shumë sesa një shoqe…

Ishte dhe një motër për mua. Një njeri me të cilin kam qarë, kam qeshur, kam ndarë shumë gjëra të mijat. Një motër do të thoja.

Ke pasur frikë se mos  keqkuptohej kënga jote?

Nuk e kam pasur sepse unë jam artiste. Kjo është mënyra ime për të shprehur atë që unë kam brenda. Nëpërmjet artit, muzikës, fjalëve, melodisë. Kjo është forma ime se si unë sjell realitetin tim.

A ka pasur më shumë bashkëpuntorë tani pas “Big Brother VIP”?

Eksperienca në “Big Brother” më ndihmoi të rikujtohesha tek njerëzit. Unë në asnjë moment nuk kam rreshtur në muzikë. Kam punuar fort dhe tani i ka ardhur momenti për t’u publikuar.

Përpara kësaj kënge ti publikove edhe klipin “Më e mira”, ku zgjodhe që të kishe si protagonist Kledi Hysën. Madje të dy ju “i lejuat” portalet që të aludonin për një lidhje tuajën…

Njerëzit e kanë marrë si të duan. Ne nuk jemi me njëri-tjetrin. E kishim me qejf që të ishte ai protagonist dhe ai e ka luajtur shumë bukur, jo vetëm si model por edhe si aktor.

Po ashtu ti pate edhe një eksperiencë si aktore me rolin e infermieres në shfaqjen “Dita më e bukur”. Sa emocionuese ishte për ty të ngjiteshe në skenë jo për të kënduar siҫ ka ndodhur gjithmonë?

Pardje mbyllëm me sukses natën e fundit në Teatrin Kombëtar. Ka qenë super eksperiencë. Nuk kisha marrë pjesë kurrë në teatër. Nuk e kisha shumë të vështirë sepse nuk kisha ndonjë rol të madh ku duhet të memorizoja shumë tekst. E kam shijuar shumë. Jam njeri që çdo mundësi e re që më vjen, e marr iniciativën për ta bërë.

Për t’ju rikthyer “Big Brother VIP”, ti je një ndër të paktat që nuk u komentove për ndonjë skandal, për ndonjë zënkë apo për ndonjë lidhje të mundshme. Ia kishe vendosur vetes si qëllim apo ashtu je ti?

Zgjodha të mbaja atë qëllim sepse doja ta shijoja atë eksperiencë. Nuk është e lehtë ta bësh jetën tënde publike 24/7. Ja vura vetes qëllim që të shijoja çdo gjë dhe të bëja miq. Unë me të gjithë tani kam marrëdhënie të mira.

Çfarë mund të na zbulojë Sheila lidhur me albumin e saj?

Albumi “Astral” është duke ardhur. E kam lidhur me veten. Do të thotë gjëja emocionale e jotja. Mua më komandon zemra. Duke qenë se jam njeri emocional, “Astral” më përshtatet. Albumi do të jetë me dy pjesë “Astral Part 1” me 7 këngë. Dhe pjesa e dytë me 7 këngë të tjera. Ato këngë që janë më verore do të publikohen tani.