# A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z

Retrovizorja

Retrovizorja u formua gjatë dimrit të vitit 2002 në Prishtinë nga Kreshnik Hoti dhe Bashkim Salihu. Pas pranimit të mirë nga publiku i albumit të parë ‘Polaroid’, Retrovizorja filloi bashkëpunimin me Elina Dunin e cila do të vazhdonte këndimin në dy albume të reja, ‘Lakuriq’ (viti 2004) dhe ‘I kaltër’ (viti 2009). Muzika e Retrovizores është një mishërim i një prej bashkëpunimeve të para mes artistëve nga Kosova dhe Shqipëria në këtë zhaner muzikor. Muzika e tyre inspirohet nga rrugët e Prishtinës teksa butësisht reflekton dialektet e Tiranës dhe Prishtinës, duke rezultuar kështu në një simbiozë të vërtet kulturore.
Në vitin 2004 kënga ‘Çka me ndodh tash’ nga albumi ‘Lakuriq’ u zgjodh Nr. 1 nga juria profesionale e rrjetit të radiove ballkanike ‘Crossradio’ ndërsa kënga ‘Rokstar’ u bë një hit i këtij zhanri muzikor që dëgjohet ende nga publiku. Në vitin 2014 Retrovizorja u prit shumë ngrohtë nga publiku i festivalit të mirënjohur ‘Dokufest’, që e vërtetoi edhe nostalgjinë e publikut si dhe stilin unik dhe epitetin e merituar të një ‘kult-bendi’ të hapësirave shqiptare. Nga viti 2020 Retrovizorja filloi punën në albumin e ri të titulluar ‘Signals’ i cili pritet të publikohet gjate tetorit të vitit 2022. Ky album është iniçizuar në studio C në Prishtinë dhe është masteruar në Abbey Roads Studios në Londër. Single-i i parë i lançuar para disa ditëve i këtij albumi është kënga ‘Mist’.

NEWS

Retrovizorja hyn, Retrovizorja del!

Retrovizorja ia ka dalë edhe njëherë tjetër të na tërheqë vëmendjen me projektin më të ri të publikuar së fundmi. Kënga e re mban titullin ”Signals” dhe ka hyrë këtë javë në klasifikimin e ”The Top List”. Votat e publikut kanë bërë që ky projekt të renditet në vend të...

Njihuni me hitet që janë rritur me më shumë pozicione këtë javë!

Pavarësisht se në përgjithësi klasifikimi i kësaj jave ka qënë i qetë pa ndryshime të mëdha në renditje, ka patur edhe disa ngjitje të bujshme. Edhe pse janari është konsideruar një muaj pa shumë prurje të reja muzikore, fansat sërish iu kanë qëndruar besnikë artistëve të tyre të preferuar, duke...

Retrovizorja vjen sërish me një tjetër 'perlë'!

Vetëm pak javë më parë, Retrovizorja hyri në Top Awards me dy projekte njëkohësisht, ”Mist” dhe ”Si të humba ty”. E tani ata na prezantojnë me këngën e tyre të radhës. Krijimi i tyre më i ri mban titullin ”Vjeshtë” dhe ka hyrë këtë javë në klasifikimin e ”The Top...

Rikthehet Retrovizorja, një grup që Top Channel e ka mbështetur këtu e 20 vite para!

A ju kujtohet Retrovizorja? Grupi i njohur që lindi në vitin 2002 kur inçizuan dhe albumin e tyre të parë, kthehen më fuqishëm se kurrë. Së bashku me Elina Duni, Retroviorja vijnë këtë javë me “Mist” dhe “Si të humba ty”. Retrovizorja u formua gjatë dimrit të vitit 2002 në...