# A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z

NRG Band

NRG Band u themelua gjatë vitit 2000 nga tre vëllezërit – Qaka, me bashkangjitjen e Besnikut (vokal dhe tupana) dy vëllezërve të tij, Arbenit (gitarë) dhe Metit(bas), që të dy deri atëherë, anëtarë të ish-grupit Dora D’Istria.

Arbeni e Meti si Dora D’istria, në vitet ’92-’93, u paraqiten në disa festivale “rock” me disa shokë muzikantë, si Boom Festivali – në Mitrovicë, dhe Rock Festivali – në Pejë. Në vitin 1996 ata realizuan projektin e parë – “Funk-in t’a dëgjojmë”, në studion e mirënjohur të kohës “Positive Enertainment” të Enis Preshevës, por për fat të keq për shkak të rrethanave të atëhershme – ky inçizim nuk arriti të publikohej.

Që prej vitit 2000, NRG Band, përveç se performoi nëpër shumë klube në mbarë Kosovën e të trojeve tjera shqiptare, u paraqit edhe në disa festivale, si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri, duke arritur një sukses të shkëlqyer.

Në fund të vitit 2004 realizohet albumi i parë i grupit – “Ama …” me gjithsejt 12 këngë. Menjëherë pas realizimit të albumit, grupit i bashkangjitet edhe anëtari i katërt, Xhengiz Boshnjaku – sint, dhe rrjedhimisht pas kësaj periudhe të editimit të albumit dhe konsolidimit pason paraqitja e grupit në skena e klube, festivale si dhe në disa koncerte humanitare nëpër Kosovë, Maqedoni, Shqipëri e në diasporë.

Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Top Music Awards 2016”, NRG Band u shpall “Grupi më i mirë i vitit”.

NEWS

NRG Band rikthehen bujshëm, në rrënjët e tyre!

NRG Band është një grup muzikor mjaft i pranishëm në tregun muzikor shqiptar, duke i mbijetuar gjithë këtyre viteve, duke qëndruar gjithmonë të bashkuar. Muzika e tyre varjon nga ajo ritmike tek romantikja por një gjë është e sigurt, publiku përqafon çdo prurje të re muzikore të këtij grupi. Vetëm...

Mbaron karantina, shkrin klasifikimi, pas shumë javësh, 5 hyrje të reja

Gjatë periudhës së karantinimit, sipas ekspertëve, muzika ishte një ndër fushat që u prek më shumë por duket se për artistët shqiptarë tashmë puna ka filluar. Ndërkohë që ka qënë një ndër periudhat më të qeta në historinë e Top Awards, që prej përfundimit të karantinës, shumë projekte të reja...

NRG BAND sjellin në kohë "Ani mori Nuse"

Ripërpunimi i këngëve të vjetra është rikthyer fuqishëm së fundmi, ku shumë artistë përzgjedhin këngë të vjetra, duke i risjellë ato në një version modern. NRG Band është grupi i cili së fundmi ka ardhur me një projekti të ri muzikor, i cili është versioni modern i këngës së njohur...

NRG Band vjen me një këngë romantike dhe futet menjëherë në "The Top List"

I themeluar që prej vitit 2000, NRG Band është një nga grupet më të preferuar të publikut shqiptar, i cili nuk zhgënjen kurrë me projektet e reja muzikore. Vetëm një javë më parë, ky grup ka publikuar këngën me titull “Harrom”, përmes të cilit ka ardhur mjaft romantik. Falë sugjerimeve...

NRG Band pas performancës "live" në "The Voice" çon "Balkanbooty" në vendin e tretë

Djemtë e NRG Band kanë qënë të ftuarit special të mbrëmjës çerekfinalen të “The Voice of Albania”, ku performuan gjithashtu Butrint Imeri dhe Andrra. I njohur për stilin e tij të veçantë, ky grup ka elektrizuar publikun e “The Voice”, mbrëmjen e së premtes, duke ngritur në këmbë të pranishmit...

NRG Band publikon "Balkanbooty" dhe futet menjëherë në listë

Prilli i vitit të kaluar do të sillte një prej hiteve muzikore të NRG Band, “Mos u Nal”, një bashkëpunim me Dj Aldon, të cilët shkëlqyen me performancën e tyre në “Top Music Awards”, ku u shpallën “Grupi më i mirë i vitit”. Ndërkohë që kjo këngë u pasua me...

Publiku "thërret" NRG Band që të hyjë në klasifikim

Ata fituan çmimin “Grupi i Vitit” gjatë ceremonisë së “Top Music Awards 2016” organizuar në muajin qershor. Bëhet fjalë për grupin e njohur NRG Band, i cili ka patur një vit të suksesshëm ku disa prej projekteve muzikore të tij kanë qënë hitet e kësaj vere. Ndërkohë që janë duke...

NRG Band sukses këtë javë në "The Top List"

Ai u cilësua si grupi më i mirë i vitit në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Top Music Awards 2016” dhe fitimin e këtij çmimi djemtë e grupit e kanë justifikuar në mënyrën më të mirë të mundshme pasi çdo kënge e publikuar nga NRG Band shndërrohet në një hit....

"Mos ma le fajin", NRG Band një javë të suksesshme në "The Top List"

“Ajo m’kalli” dhe “Mos u nal”, janë dy prej këngëve të publikuara këtë vit nga grupi i suksesshëm NRG Band. Të dyja këto projekte muzikore korrën një sukses të jashtëzakonshëm në tregun muzikor shqiptar. NRG Band ka qënë një nga grupet që performoi në ceremoninë e ndarjeve të çmimeve “Top Music...

NRG Band, DJ Aldo dhe Dalool ndezin atmosferën në Top Show

Një mbrëmje e mbushur me atmosferë të mrekullueshme ka qënë programi i fundit i “Top Show”, ku disa prej të ftuarve si NRG Band, DJ Aldo dhe DJ Dalool e kanë shndërruar programin në një arenë të vërtetë feste. NRG Band dhe Dj Aldo, të cilët janë të nominuar në...