# A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z

Min3

Min3, i lindur në Kavajë por prej vitesh jeton në Itali, është një tjetër talent i ri në tregun muzikor shqiptar. Edhe pse ka rreth 10 vjet që merret me muzikë, Min3, emri i vërtetë i të cilit është Hamit Biba, ka zgjedhur të prezantohet pikërisht tani në tregun shqiptar.

Min3 ka shumë vite që merret me muzikë, ka trokitur në shumë dyer të cilat nuk i janë hapur por ai nuk ka ndërmend kurrë të ndalet së marruri me muzikë. “Bagazhi” i muzikës së Min3 nuk është vetëm “hip-hop”, madje atij nuk i pëlqen aspak kur e quajt reper pasi preferon ta konsiderojnë si një këngëtar.

Hip hop-i” më pëlqen prej faktit se është i vetmi zhaner ku nje artist mund të tregojë shumë për veten e tij, gjëja që unë po mundohem të bëj me “PART 2”. Muzika më pëlqen tërsisht le të themi por zhanret që dëgjoj më shumë janë natyrisht “hip hop”-i, “Pop”, “R&B”, “Reggeaton” etj.”, tregon Min3.

“Part 1” është kënga debutuese e Min3, e publikuar rreth dy muaj më parë, e cila është pasuar nga “Part 2/VR46”.

NEWS

Min3: "I vërtetë deri në vdekje"

Kjo nuk është hera e parë që Min3 gjendet në klasifikimin e Top Awards. Derimë tani këngëtari ka qënë i pranishëm në listë me disa projekte muzikore dhe së fundmi një tjetër e këngë e tij është bërë pjesë e klasifikimit dhe është pikërisht kënga “RHLM”. Në intervistat e mëparëshme...

Çfarë e bën të veçantë Min 3 krahasuar me reperat e tjerë?

Min 3 është një reper i ri në tregun muzikor shqiptar por që menjëherë ka tërhequr vëmendjen e publikut shqiptar. I lindur në Kavajë por që prej vitesh jeton Itali, Min 3 ka sjellë një frymë të re në muzikë, duke u cilësuar si specialiteti i menusë muzikore. Këngëtari ka...

Njihuni me Min3, një tjetër hyrje e re në "The Top List"

Min3, i lindur në Kavajë por prej vitesh jeton në Itali, është një tjetër talent i ri në tregun muzikor shqiptar. Edhe pse ka rreth 10 vjet që merret me muzikë, Min3, emri i vërtetë i të cilit është Hamit Biba, ka zgjedhur të prezantohet pikërisht tani në tregun shqiptar....