Lorenc Hasrama është një këngëtar i njohur i tregut muzikor shqiptar. Ai ka studiuar në lice për violë, por i bie dhe pianos dhe kitarës. Ndonëse në moshë mjaft të re, ai ka një karrierë shumë të pasur muzikore, që zë fill në moshën 15-vjeçare. Prej dy vitesh, ai këndon live në baret e lokalet më të njohura të kryeqytetit, si dhe ka një grup të tij muzikor me emrin “Turtles”. Konkurset muzikore i shikon pak me dyshim pasi, sipas tij, janë “thikë me dy presa”, ose ngjitesh në maja ose humbet shumë pikë. Por më në fund ai ka vendosur të marrë pjesë në ‘The Voice’, jo vetëm për të shtuar publicitetin për grupin e tij, por edhe të spikasë si vokalist. Ai shprehet se nuk është i kënaqur mesa ka arritur deri tani. Me pjesëmarrjen në ‘The Voice’ kërkon të vendosë standarde më të larta tek vetja si muzikant profesionist. Në “The voice of Albania 5”, ai u rendit i dyti, duke rrëmbyer vëmendje në botën e muzikës. Njihet si një nga yjet e muzikës live në kryeqytet.
Lorenc Hasrama
NEWS

Të ftuar në emisionin “Pardon My French” kanë qenë Lorenc Hasrama dhe Stiv Boka, të cilët shquhen për bashkëpunimet e tyre të suksesshme në industrinë muzikore. Në këtë intervistë ekskluzive, ata kanë folur rreth projekteve të tyre dhe çfarë surprizash të reja kanë përgatitur për dëgjuesit. Së fundmi, ka qarkulluar...

Lorenc Hasrama ka publikuar së fundmi këngën e tij më të re, “Hëna”, që erdhi në bashkëpunim me Olsi Bylykun. Ky projekt i solli dy djemtë në nota mjaft romantike, duke prekur të gjithë publikun. Për të folur më shumë mbi “Hëna”, ka qenë i ftuar Lorenc Hasrama në “Wake...

Një bashkëpunim tjetër dhe mjaft i suksesshëm i kësaj jave vjen midis Lorenc Hasramës dhe Olsi Bylykut titulluar “Hëna”. Kënga e tyre arriti të thyejë rekorde pëlqyeshmërie tek fansat, të cilët e votuan për të hyrë në “The Top List”. Një projekt i cili u bë viral në rrjetet sociale...

I ftuar së fundmi në studion e “Live From Tirana” në Top Albania Radio ka qenë këngëtari i njohur Lorenc Hasrama. Ai na ka zbuluar më shumë për projektin e tij më të fundit, por edhe disa detaje nga jeta personale… Si erdhi ky bashkëpunim? Klajverti është shumë i talentuar, gjithashtu...

Të ftuar në emisionin “Big Brother Radio” në Top Albania Radio kanë qenë ish-banorët e shtëpisë së “Big Brother VIP”, Lorenc Hasrama dhe Armaldo Kllogjeri. Ata kanë treguar më shumë rreth planeve jashtë “BBV” në lidhje me karrierën e tyre por sigurisht që edhe fenomenin e këtij viti si edicion...

Muajt e fundit emri i Luiz Ejllit është ndoshta më i dëgjuari dhe më i komentuari kudo, si në rrjet, në media, por edhe në çdo tavolinë miqsh. Shumë i përfolur nga banorët e tjerë të shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Luiz Ejlli ka spikatur disa herë dhe ka...

I ftuar në “Big Brother Radio” në Top Albania Radio ka qenë këngëtari dhe ish-banori i shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Lorenc Hasrama. I prezantuar në këtë format si këngëtar, humorist dhe një ndër personazhet më energjikë të programit, ai ka zbuluar më shumë rreth lojës së tij brenda...

Një bashkëpunim i goditur vjen në listën tonë këtë javë dhe është pikërisht ai midis ish-banorit të “Big Brother VIP” Lorenc Hasrama dhe Kenzz. Kënga e tyre që u bë shumë shpejt virale mban titullin ”Të Doja”. Ky projekt u publikua vetëm pak ditë më parë, kur Lorenci ishte ende...

Këtë javë në klasifikimin e “The Top List” kemi pasur disa rritje në renditje të disa prej këngëve. Zbulojini ato më poshtë… “Falje vetes” e Sardit është padyshim një nga projektet më të pëlqyera nga publiku. Kjo këngë është rritur me plot 56 vende nga java e kaluar. Një projekt...

Një tjetër javë me ngritje të fuqishme për projektet muzikore të artistëve në klasifikimin e “The Top List”. Jeni kuriozë të mësoni se cilët janë ata këngëtarë që patën më shumë sukses këtë javë? Elgit Doda me këngën e tij “TL” padyshim që ka rritur një sukses të jashtëzakonshëm që...

Muaji Shkurt i këtij viti përveçse i vecantë se përbëhej nga 29 ditë, ai është konsideruar gjithashtu special për publikimet e shumta muzikore që ka patur. Duket se fakti që është muaji i dashurisë, artistët vihen në lëvizje duke publikuar projekte muzikore, të cilat i dedikohet dashurisë por edhe tradhëtarëve....