# A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z

Irkenc Hyka

Irkenc Hyka është një këngëtar dhe kompozitor i dashur për publikun shqiptar. Irkenci ka filluar të merret me muzikë që në moshën 17-vjeçare. Edhe pse ka kënduar nëpër festivale të ndryshme kur ishte fëmijë, Irkenci e ndërpreu për pak kohë këndimin, duke iu dedikuar vetëm prodhimit të këngëve për artistë të njohur shqiptarë.

Irkenci ka studiuar në “Liceun Artistik” për kanto dhe më pas në “Akademinë e Arteve”. Kohët e funsit, Irkenci është tepër aktiv në muzikë, duke sjellë bashkëpunime me artistë të famshëm por edhe këngë “solo” të cilat kanë rezultuar tepër të suksesshme.

NEWS

Irkenc Hyka bashkon forcat me Vig Poppa, ja sa i ka ndihmuar ky i fundit artistët!

Irkenc Hyka ka bashkuar forcat me reperin e njohur Vig Poppa dhe kanë sjellë kështu “Të premtoj”. Një projekt ky që ka hyrë menjëherë në klasifikimin e “The Top List” duke u renditur në vend të 48-të. “Të premtoj” shënon bashkëpunimin e parë mes artistëve dhe patjetër që ishte ndër...

Zbuloni kujt i kushtohet kënga e re e Irkenc Hykës!

Nëse keni vënë re se interneti po zien së fundmi (përvec zgjedhjeve), arsyeja është “Maria” e Irkenc Hykës. Vetëm pak ditë më parë, Hyka, i cili ka qënë shumë aktiv në muzikë, ka publikuar këngën e tij të radhës, të cilën ka vendosur ta titullojë “Maria”. Teskti i këngës e...