# A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z

Gran Error

Gran Error është një grup muzikor që filloi karrierën në vitin 2019 me këngën “Pa Mi”, single që arriti më shumë se 8 milionë shikime në Youtube në një kanal krejt të ri. Pas kësaj dyshja u rikthye me një ripunim të “Buona Sera”, duke shfaqur vokalin e Alfie Arcuri, fitues i “The Voice Australia 2016”. Marcel Botezan dhe Sebastian Barac, dyshja e producentëve pas Gran Error, janë gjithashtu përfaqësues të projektit “Play & Win”, ku prodhuan disa hite ndërkombëtare për artistë si INNA, Antonia, Flo Rida, etj. Për më tepër, ata morën pjesë si bashkëprodhues për këngë që kënduan artistë si Akon (“Hypnotized”), Nicki Minaj & Nick Jonas (“Bom Bidi Bom”). Dyshja e producentëve u shpërblye, gjatë gjithë karrierës së tyre, me më shumë se 30 çmime dhe u nominua për më shumë se 50.

NEWS

Kreu nuk ndryshon por Top 5 vjen me rihyrje të mëdha!

Në krahasim me javët që kemi lënë pas, kjo javë nuk solli shumë projekte të reja në listë. Por thënë kjo, vëmendja shkon tek renditja në Top 5. Për të dytën javë radhazi, Ghetto Geasy dhe Luiz Ejlli janë në krye të klasifikimit të “The Top List” me bashkëpunimin e...

Elvana Gjata godet sërish me bashkëpunimin e dytë me Gran Error!

Pas një projekti mjaft të suksesshëm dhe të bujshme, Gran Error dhe Elvana Gjata kanë gjetur sërish gjuhën e përbashkët për të sjellë një tjetër hit. “Besame En Rio”, bashkëpunimi i ri i tyre, është himni i verës, që vjen plot me energji dhe ritëm të parezistueshëm. Sapo fillon kënga,...

Ja këngët që e kanë mbajtur më gjatë kreun pa ndërprerje! 

Për 376 javë kemi ndjekur 100 këngët më të mira moderne shqiptare, hitet më të fundit dhe artistët më në zë. Prej kaq javësh “Top Awards”, përmes “The Top List” ka shpallur klasifikimin e këngëve më të bukura të muzikës shqiptare, ku publiku falë votave të tij tregon se cilat...

Ja kush e ka mbajtur kreun më shumë në muajin e fundit të vitit që nga fillimi! 

Vitit 2022 sapo po i vjen fundi, edhe pse le ta pranojmë se ka ikur ‘sa hap e mbyll sytë’. Fundja, e si mund të ndodhte ndryshe kur e kemi shoqëruar çdo ditë të vitit nën tingujt e këngëve më të mira shqiptare. Teksa vëmendja mbetet ende tek projektet muzikore,...

Cilët janë Gran Error dhe Antonia, bashkëpunëtorët e Elvana Gjatës tek "Clap Clap"?!

Elvana Gjata vazhdon të korrë sukses jo vetëm në Shqipëri, por duke hedhur hapa galopantë edhe në tregun ndërkombëtar. Duket se kjo periudhë ka qenë mjaft e frytshme për të duke sjellë shpesh projekte të reja. E ndoshta më i veçanti është dhe ky i fundit, që erdhi si bashkëpunim...