Gigliola Haveriku, lindur më 14 Nëntor 1992 në Itali merr emrin e një këngëtareje italiane, ndaj janë gjithnjë pyetjet në lidhje me emrin e saj që shkruhet jo shqip. Ka mbaruar studimet e më pas është ushtruar për Psikologji Klinike por gjithnjë duke pasur hobi këndimin.
Pasioni i saj për muzikën e shtyu të merrte pjesë në “The Voice of Albania 5” ku nisi më pas karriera dhe me njohjen me bandin që punon me muzikë live prej 6 vitesh, “Hot Club Tirana”. Pjesëmarrëse në Festivalin e 59-të të Këngës në RTSH me këngën “E lirë” me të cilën shkoi deri në finale.
Ka marrë pjesë në shumë programe televizive muzikore po së fundmi u njoh më gjerë nga publiku si këngëtare në “E Diell” dhe “Top Arena”. Projekti i saj më i fundit është kënga “A po vjen ti sot” në bashkëpunim me Tull Production.