Larry Gashi ose siç njihet me emrin e tij artistik G4SHI/ Gashi është njëtjetër reper i suksesshëm në tregun muzikor, i cili ka origjinë kosovaro-shqiptare.
Historia e tij përkon me atë tipiken e familjeve kosovare të cilat nisën emigracionin gjatë trazirave në Ballkan. Familjarisht ai emigroi në Libi, Afrikë, Europë e më në fund duke u sistemuar në Amerikë gjatë përiudhës së shpërthimit të muzikës Hip Hop.
Që në moshë të hershme G4SHI u rrit duke dëgjuar muzikën e 2Pac, Jay-Z, Dr.Dre, Eminem e të tjerë, të cilët e frymëzuan për të repuar në lagjet e Brooklyn, New York.
Kohët e fundit talenti i tij ka rënë në veshët e producentit dhe këngëtarit të famshëm Jay-Z dhe verën e vitit 2017-të, Gashi ka nënshkruar një kontratë me shtëpinë diskografike, “Roc Nation”, themeluar nga Jay Z.