# A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z

G-Bani

Arban “Bani” Përlala, apo i njohur ndryshe me pseudonimin e tij GBani, ka lindur më 7 korrik 1981, në rrethin e Pukës. Fëmijërinë e kaloi në qytetin e Rubiout të rrethit të Mirditës, nga ku dhe e kanë origjinën pridërit e tij. Në moshën 13-vjeçare emigroi në Greqi dhe që prej vitit 2006 banon në Suedi.

Emri i tij G-Bani vjen nga shkronja “G” që në anglisht është iniciali i fjalës Gold që do të thotë AR & BANI qe është shkurtimi i emrit të tij Arban. G-Bani u afirmua për publikun shqiptar në vitin 2004 si konkurues i edicionit të parë të festivalit muzikor Top Fest. Është gjithashtu i njohur për komunitetin shqiptar në Greqi për paraqitjet në serialin televiziv «Dheka lepta kirigma» (Dhjetë minuta predikim) – Mega Channel (2001) dhe në dokumanterin televiziv «Mikres Odhisies» (Odise të vogla) – ET1 (2006).

G-Bani e filloi aktivitetin e tij artistik në Athinë dhe projekti i parë ishte grupi shumëkombësh Rapsodic Revolutionary Movement (Lëvizja Rapsodike Revolucionare) ose R.R.M. Ky grup u krijua nga ai në vitin 1997 dhe në vitin 2000 përbëhej nga shqiptarë (G-Bani, Mj-Xhelo), grekë (Zetel, RG) dhe afrikanë (Dogman, Shrowdog).

NEWS

“Dedikim, artistët shkruajnë më mirë kur u thyhet zemra”/ Si erdhi bashkëpunimi i papritur midis G-Bani dhe Vesa Smolica?

Të ftuar në emisionin “Pardon My French” në Top Albania Radio kanë qenë G-Bani dhe Vesa Smolica. Të dy artistët ishin në studio për të promovuar projektin e tyre më të ri muzikor “A mundesh”, të cilët prej më shumë se dy javësh janë edhe pjesë e “The Top List”,...

G-Bani dhe Vesa Smolica, nga “Big Brother VIP” në një bashkëpunim të ndjerë muzikor!

Një duet plot ndjenjë midis dy zërave shumë të ndryshëm, por që harmonizohen në mënyrë perfekte. Po flasim për bashkëpunimin e ri që vjen nga dy ish-banorë të “Big Brother VIP Albania”. G-Bani dhe Vesa Smolica kanë bashkuar forcat për një projekt të ri muzikor, duke publikuar së fundmi këngën...

G-Bani prezanton të dashurën e re apo projektin e ardhshëm muzikor?!

G-Bani ka ngjallur kuriozitet në rrjet me një postim të fundit në Instagram. Në një story që ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve, ai ka ndarë një fotografi ku shfaqet një vajzë e panjohur. Në mbishkrimin që e shoqëron imazhin, G-Bani shkruan: “Jom dashuru prej asaj nate”, ndërsa në sfond dëgjohet kënga...

Java e më shumë hyrjeve dhe bashkëpunimeve 'big', ja e preferuara e publikut... 

Trendi i sezonit të verës ka ardhur! Thënë kjo, vëmë re se javë pas jave, kemi një numër të madh projektesh të reja muzikore të publikuara. Kjo javë solli me vete plot 15 hyrje të reja, java më e ngarkuar deri më tani. Ndër to kishim projekte soli të zhanreve...

Nga Big Brother VIP në studio muzikore, G-Bani dhe Tiri zbulojnë më shumë për realizimin e “Spo ma nin”!

G-Bani dhe Tiri Gjoci ishin të ftuar në emisionin “Pardon My French” në Top Albania Radio me Jonida Aliçkollin dhe Arbër Çepanin, ku rrëfyen mbi bashkëpunimin e fundit që lindi pas eksperiencës së përbashkët në edicionin e katërt të Big Brother VIP Albania. Lidhur me “S’po ma nin”, G-Bani tha: Ne e...

G-Bani doli (disa herë) nga BBV, por nuk del BBV nga G-Bani…

G-Banit duket se nuk po i ndahet ende shpirti nga “Big Brother VIP”. Thënë kjo, artisti ka publikuar projektin e tij më të ri që lidhet pikërisht me këtë reality show. G-Bani vjen këtë javë në “The Top List” me “Kujdes mikrofonin”. Dhe ashti siç e kuptuat tashmë, kjo është...

G-Bani, “kujdes mikrofonin”…

Edhe pse ka kaluar një javë nga finalja e madhe “Big Brother VIP 4”, dje në Top Channel u transmetua “Post Big Brother”. Të gjithë ish-banorët ishin pjesë e spektaklit, ku disa prej tyre kanë zbuluar detaje nga jeta pas përfundimit të formatit më të ndjekur në vend. G-Bani u shpreh se pas “Lotit”,...

Atmosferë e flaktë, G-Bani performon në finalen e BBV!

Pas më shumë se 100 ditësh dinamikë, debate, emocione dhe surpriza, sot mbrëma zhvillohet finalja e madhe e “Big Brother VIP Albania”. Në garë për çmimin e madh kanë mbetur katër finalistë: Egli, Gjesti, Laerti dhe Rozana, secili me rrugëtimin dhe mbështetjen e vet nga publiku. Përveç emocionove të reality...

Live nga Tapeti i Kuq i BBV, G-Bani zbulon fituesin e tij!

Të gjithë jemi gjithë sy e veshë në natën finale të “Big Brother VIP”. Teksa edhe pak orë na ndajnë nga zbulimi i emrit të personazhit që do të shkojë në shtëpi me çmimin e madh prej mijëra eurosh, aventura ende nuk ka përfunduar… Top Albania Radio vjen live në...

Asnjë nga ato që dëgjuam brenda shtëpisë, G-Bani publikon këngën e re pas daljes nga BBV4!

G-Bani ka publikuar së fundmi këngën e tij të re, e cila ka tërhequr vëmendjen e shumë fansave pas daljes së tij nga “Big Brother VIP 4”. Pas eksperiencës së tij në këtë reality show, ku u bë një personazh shumë i diskutuar, G-Bani ka vendosur të shfaqë plotësisht kreativitetin...

G-Bani: “U largova nga BBV me keqardhje, u lëndova shumë për dy arsye…”

Mëngjesin e sotëm ka qenë i ftuar në studion e “Wake Up”, artisti i njohur G-Bani, po ashtu dhe ish-banor i “Big Brother VIP 4”. Ai ka folur më shumë për eksperiencën e tij brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, por duke komentuar edhe situatat e fundit të ndodhura...

Humbi shikimin në njërin sy, G-Bani kujton si ndodhi shpërthimi fatal!

Arban Përlala, i njohur nga të gjithë me emrin e artit G-Bani ishte i ftuari i parë në emisionin “S’e luan Topi”. Ai ka rrëfyer disa prej ngjarjeve të pakëndshme që i kanë ndodhur. Data 7 janar 1992 është një prej ditëve më të vështira për këngëtarin. G-Bani: Punoja tek kioska,...

Rikthimi i G-Banit në “The Top List”…

G-Bani rikthehet sërish dhe këtë herë nuk po flasim për “Big Brother VIP”. Këtë javë kemi një rihyrje në klasifikimin e “The Top List”. Bëhet fjalë për “Të dua” nga Anxhela Peristeri dhe G-Bani, e cila ka qenë pjesë e listës muzikore që një vit më parë dhe ka ardhur...

G-Bani: “Tekstet e këngëve që kam shkruar në BBV4 ishin për…”

I ftuari i radhës në emisionin “A je bre normal?” nga Meriton Mjekiqi, ka qenë G-Bani. Kjo intervistë është zhvilluar pak pasi ai doli nga shtëpia e “Big Brother VIP 4”, teksa kujtojmë që të martën ai rihyri sërish në lojë nga votat e publikut pas një televotimi. G-Bani na...

G-Bani elektrizon skenën me performancën në “E Diell”!

Programi “E Diell” vjen çdo të dielë në ekranin e Top Channel duke bërë bashkë të vegjël e të mëdhenj, kjo për shkak të karakterit argëtues, informues e edukativ që ka. Një program me rubrika të dedikuara për të gjitha moshat e për të gjithë shqiptarët brenda e jashtë vendit,...

G-Bani përlotet në “Big Brother Radio”: “Jam penduar, preva në besë produksionin!”

I ftuar në emisionin “Big Brother Radio” në Top Albania Radio me Elona Duro ka qenë G-Bani. Artisti i mirënjohur dhe ish-banori i këtij edicioni të BBV, u përjashtua nga loja gjatë javës së kaluar duke përfunduar kështu rrugëtimin e tij. Ai bëri një analizë më të hollësishme rreth strategjisë...

“Big Brother VIP” nis me alegri dhe surpriza, banorët sjellin këngën e dedikuar për BBV4!

Ka nisur me një super atmosferë ky spektakël i “Big Brother VIP 4” mbrëmjen e sotme. G-Bani ka rikrijuar tekstin e dedikuar për Big Brother, nën ritmet e këngës së njohur “Tirona” e West Side Family. Të gjithë banorët kanë kënduar dhe kërcyer duke krijuar një atmosferë fantastike. Spektaklin do...

G-Bani gjen ‘muzën’ në “Big Brother VIP 4” dhe krijon këngë të reja!

Reperi i njohur G-Bani është një prej banorëve të këtij edicioni të “Big Brother VIP Albania”. Ai e nisi rrugëtimin e tij që ditën e parë me plot energji dhe shumë fansa të tij kanë qenë shumë kuriozë për të parë një anë tjetër të tij. Kjo eksperiencë për G-Banin...

Nis “Big Brother VIP 4”! G-Bani, banori i dytë i shtëpisë më të famshme në Shqipëri!

Ka nisur “Big Brother Vip” edicioni i katërt! Nuk ka më pritje, spektakli më i madh dhe fenomenal që ka thyer shikueshmëri, ka hapur siparin. Ledion Liço ka hapur spektaklin e gjithë shqiptarëve, teksa bashkë me të në studio ndodhen dy pensionistët e Big Brother Vip, Arbër Hajdari dhe Neda...

G-Bani prezanton këngën e tij të re “Big Brother”, zbulon detaje rreth karrierës dhe zgjedh mes Crazy Girl dhe Anxhela Peristerit!

G-Bani ka qenë i ftuar në emisionin “Big Brother Radio” në Top Albania Radio. Ai është një artist mjaft i njohur për krijimet e tij në tregun muzikor së fundmi edhe me rikrijimin e hitit të tij të vitit 2006 me Crazy Girl, që mban titullin “Të dua” me Anxhela Peristerin. G-Bani...