# A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z

Finem

Finem, emri i vërtetë i të cilit është Klejdi Dogjani, ka bërë debutimin e tij në muzikë në maj të vitit 2019-të me këngën “Benzi”. Për një periudhë të shkurtër kohore ai ka qënë pjesë e shtëpisë diskografike “Friends Entertainment”, nën menaxhimin e të cilës është edhe Tayna.

“Elizabeta” është kënga që e sjell reperin për herë të parë në klasifikimin zyrtar te “Top Awards”.

NEWS

Finem x Light mbyllin listën e kësaj jave!

Finem ka publikuar këngën e tij më të re në bashkëpunim me artistin grek Light, “Ku je ti”. Ky projekt i ri edhe pse pati reagime shumë të mira nga fansat, nuk ka arritur ta pozicionojë dyshen më lart se vendi i 100-të i klasifikimit të “The Top List”. Finem...

Ardian Bujupi bashkon forcat me Finem për këngën e re!

Ardian Bujupi së fundmi ka publikuar këngën e tij më të re në bashkëpunim me Finem, të titulluar “Adrenalina”. Ky projekt erdhi si një surprizë duke marrë parasysh dy stilet kaq të ndryshme të artistëve. Megjithatë, kjo ndërthurje e bëri këngën akoma dhe më tërheqëse. Ardian Bujupi dhe më parë...

Best look of "new entry" nga çunat për këtë javë!

Këtë javë në “The Top List”, patëm katër hyrje të reja, ndër këto ato që na bënë më shumë përshtypje ishin ishin dy videoklipe që spikatën nga stili i të veshurit. Ishte pikërisht “Shpirto” nga Alban Ramosaj dhe “Adrenalina” nga Ardian Bujupi dhe Finem. Në videoklipin “Shpirto”, shohim një Alban...

"Top 5" ndryshon thuajse i gjithi

Klasifikimi i “Top Awards” sjellë surpriza në 5-shen më të nxehtë të saj këtë javë. Ndryshe nga një javë më parë, kur vendin e parë e mbante Elvana Gjata me këngën e saj “Thirr”, këtë javë, Cricket dhe Yll Limani ka përmbysur kreun, duke u pozicionuar të parët me këngën...

Shumë do e donin me Benzin, por është "Elizabeta" që sjell Finem në "The Top List"

Pavarësisht se është një hyrje e re në klasifikimin e “The Top List”, me Finem në fakt jemi njohur falë projektit të tij “Benzi”, të cilit ju dedikua një shkrim. Edhe pse në atë kohë nuk arriti të merrte votat e mjaftueshme për t’u bërë pjesë e klasifikimit të 100...