Pavarësisht se është një hyrje e re në klasifikimin e “The Top List”, me Finem në fakt jemi njohur falë projektit të tij “Benzi”, të cilit ju dedikua një shkrim.

Edhe pse në atë kohë nuk arriti të merrte votat e mjaftueshme për t’u bërë pjesë e klasifikimit të 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare, është pikërisht “Elizabeta” ajo që e sjell reperin për herë të parë në listë.

E publikuar një javë më parë, “Elizabeta” është bërë pjesë e klasfikimit të “Top Awards” falë sugjerimeve nga ana e publikut, duke u pozicionuar në vendin e 98-të.

Në këtë projekt Finem nuk ka ardhur i vetëm por në një bashkëpunim me Solo, një tjetër artist i ri në muzikë, me të cilin ka bashkëpunuar edhe për këngën debutuese të tij “Benzi”.

Sa i përket paraqitjes së Finem në klipin e këngës, ai është konsideruar si Tommy Shelby në serialin Peaky Blinders, që për hir të së vërtetës ka një ngjashmëri të madhe.

Po kush është Finem?

Finem, emri i vërtetë i të cilit është Klejdi Dogjani, ka bërë debutimin e tij në muzikë në maj të vitit 2019-të me këngën “Benzi”. Për një periudhë të shkurtër kohore ai ka qënë pjesë e shtëpisë diskografike “Friends Entertainment”, nën menaxhimin e të cilës është edhe Tayna.