Enxhi Nasufi është një këngëtare dhe moderatore shqiptare, e lindur në rrethin e Dibrës. Enxhi është zhvendsour në Tiranë që në moshë të vogël, ekzaktësisth 1-vjec.
Kur ishte vetëm 3-vjec, Enxhi kishte shumë dëshirë të kërcente dhe të këndonte dhe nisur nga kjo, kur ishte vetëm 6-vjec, ajo i është futur baletit. Më pas, kur ishte në shkollë, mësuesi i saj i muzikës ngulmoi se ajo ishte shumë e talentuar në këndim dhe kështu ajo ka nisur të regjistrojë në studion e djalit të tij, i cili ishte kompozitor.
Enxhi ka marrë pjesë në festivale të ndryshme për fëmijë, ku ka fituar dy cmimet e para në festivalin më të rëndësishëm për fëmijë, “Festivali i Këngës për Fëmijë në Shkodër”.
Kur ishte 11- vjec, ajo është angazhuar me “Kripemjaltezat”, në këndim dhe aktrim, ku ka fituar dhe cmimin e parë “Ylli Planetit”, realizuar nga Sirea Film dhe Digitalb.
Në moshën 15-vjecare, pjesëmarrëse në “The Voice of Albania” ndërsa tre vite më vonë, pjesëmarrëse në X Factor Albania”, ku është renditur e 4-ta.
Enxhi është gjithashtu pjesëmarrëse në “Festivalin e Radio Televizionit Shqiptar”, ku ka dalë në vendin e 5-të. Enxhin e kemi parë edhe në rolin e moderatores në emisionin “Ora e Tiranës” në ekranin e Top Channel për dy sezone. Në vitin 2022 ajo gjithashtu u angazhua në prezantimin e Festivalit të 60-të Mbarëkombëtar të Këngës për Fëmijë.