Në një performancë dedikuar fëmijërisë së humbur, Enxhi dhe Silvester performuan me një Foxtrot, ku arritën të rrëmbenin për herë të parë në Dancing With the Stars 40 pikë. Enxhi rrëfeu se performancën ia dedikoi fëmijërisë së vështirë, për shkak të situatës së prindërve të saj të divorcuar, ngjarje e cila ka ndikuar thellë në formimin e saj.

Artistja u shpreh se e kishte përjetuar divorcin e prindërve të saj dy herë, të cilat kanë bërë që sot ajo të këtë vështirësi në disa aspekte, për shembull nuk duron dot zhurmat për shkak të zënkave që kishin ndodhur gjatë asaj periudhe.

E kam ndjerë mungesën e babait. Ndonjëherë mërzitem kur më thonë je si çun. Mua më është dashur të jem si çun. Me vetëdijen time i kam falur. Me koshiencën time nuk i kam vënë askujt faj. Thjesht mendoj që prindërit duhet të jenë më te kujdesshëm me fëmijët. Fëmijët i kuptojnë të gjitha, gjërat mbeten në mendje dhe në trup. Sa punë i duhet atij fëmijë të procesojë plagë të prindërve.

Siç e ka përmendur edhe më parë, eksperienca në DWTS ka bashkua për herë të parë prindërit pas gjithë këtyre viteve. Deklarata e saj u mbyll teksa po shprehej si më poshtë:

Ne vendosim mburoja për të mos na u dëmtuar shpirti. Sfida më e madhe është mos ta humbasësh njeriun brenda teje. Unë nuk i vë faj prindërve. Unë mamin e babin i dua pafund. Jam e lumtur dhe krenare dhe unë kam shumë dashuri brenda vetes.