Pavarësisht faktit se hyrjet e reja kanë qënë shumë të pakta këtë muaj, sërish javën e kaluar nuk kanë munguar. Të dyja këngët që i janë shtuar klasifikimit të 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare, kanë marrë vlerësime maksimale nga ana e publikut.

“Pendimi” e Enxhi Nasufi në bashkëpunim me Boocky Dj dhe “100” e Ledri Vulës, Lyrical Son dhe Singi, janë dy këngët që iu shtuan listës javën e kaluar, të cilat janë klasifikuar si dy këngët me më shumë ngjitje të javës, duke vërtetuar kështu faktin se publiku po pret me padurim prurje të reja nga artistët e tyre të preferuar.

Bashkëpunimi i Enxhit dhe Boocky Dj është ngjitur me 75 pozicione nga java e kaluar, duke u futur në 5-shen e këngëve më të votuara të javës ndërsa bashkëpunimi treshes, Ledri, Lyrical Son dhe Singi, “100” është ngjitur me 72 pozicione, duke u renditur në vendin e 28-të.