# A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z

Eneda Tarifa

Eneda Tarifa është një ndër këngëtaret më të njohura të muzikës moderne shqiptare. E lindur në Tiranë, Eneda u bë e njohur për publikun shqiptar falë projektit muzikor “Ika Larg”, publikuar në vitet 2000.

Tarifa ka marrë pjesë nëpër disa festivale shqiptare, ku është vlerësuar me çmime të para. Kujtojmë që Eneda ka qënë fituese e “Top Fest 7” me këngën “Me Vete”. Festivali më i fundit ku ajo u shpall fituese është ai i RTSH-së, falë të cilit përfaqësoi Shqipërinë në “Eurovision 2016”.

Ndërkohë që ka shkëlqyer në fushën e muzikës, Eneda ka një tjetër talent të madh dhe ai është prezantimi. Ajo ka qënë moderatore e programit të humorit “Portokalli” për 6 edicione rresht, duke qenë kështu një nga figurat më të dashura të ekranit.

Tarifën e kemi parë gjithashtu edhe si trajnere në “The Voice Kids”, duke dhënë maksimumin e saj për talentët e rinj.

NEWS

"Mono" vazhdon në krye por shkundet "Top 5"!

Edhe këtë javë, bashkëpunimi i Alban Kondit, Bojken Lakos dhe Kastro Zizos, “Mono”, vijon të jetë kënga më e dëgjuar edhe më e votuar. Votat e publikut e kanë shpallur “Mono” kryesuesen e klasifikimit të “The Top List” për të tretën javë rresht. Ndërkohë që vendi i parë mbetet i...

Nuk ndryshon kreu por hyrje të reja në "Top 5"!

Kjo është java e 274-t e klasifikimit të “Top Aëards”, një renditje muzikore e cila vijon të mbështetet nga publiku shqiptar. Votat nga ana e publikut kanë zgjedhur që kreu i listës të mbetet po i njëjtë me javën e kaluar dhe bëhet fjalë për “Mono”, bashkëpunimi me Alban Kondit,...

Gocat në krye!

Edhe pse artistët meshkuj kanë qënë ata që kanë kryesuar zonën e nxehtë të listës për disa javë rresht, kjo javë ka sjellë ndryshime pasi artistet femra janë renditur në krye. Dy prej tre këngëve të kreut janë sjellë nga dy artistet femra dhe bëhet fjalë për Eneda Tarifën dhe...

Eneda ngjitet në "Top 3"

Ajo është një këngëtare dhe prezantuese mjaft e talentuar dhe ndërkohë që i kishte munguar tregut muzikor shqiptar për thuajse tre vjet, Eneda Tarifa është rikthyer me një projekt i cili e përfaqëson denjësisht dhe këtë e vërteton më si miri pozicionimi i saj në “The Top List”. “Nuk ia...

"Nuk ia vlen", diçka personale e Enedës?

Eneda Tarifa, këngëtarja e njohur e skënës shqiptare është rikthyer më në fund me një projekt të ri muzikor, i cili ka pushtuar menjëherë zemrat e publikut shqiptar. “Nuk ia vlen” mban titullin kjo prurje e re muzikore, e cila javën e kaluar ishte një nga hyrjet e reja të...