Eneda Tarifa është një ndër këngëtaret më të njohura të muzikës moderne shqiptare. E lindur në Tiranë, Eneda u bë e njohur për publikun shqiptar falë projektit muzikor “Ika Larg”, publikuar në vitet 2000.
Tarifa ka marrë pjesë nëpër disa festivale shqiptare, ku është vlerësuar me çmime të para. Kujtojmë që Eneda ka qënë fituese e “Top Fest 7” me këngën “Me Vete”. Festivali më i fundit ku ajo u shpall fituese është ai i RTSH-së, falë të cilit përfaqësoi Shqipërinë në “Eurovision 2016”.
Ndërkohë që ka shkëlqyer në fushën e muzikës, Eneda ka një tjetër talent të madh dhe ai është prezantimi. Ajo ka qënë moderatore e programit të humorit “Portokalli” për 6 edicione rresht, duke qenë kështu një nga figurat më të dashura të ekranit.
Tarifën e kemi parë gjithashtu edhe si trajnere në “The Voice Kids”, duke dhënë maksimumin e saj për talentët e rinj.