# A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z

Besa Kokëdhima

Besa Kokëdhima është një nga artistet shqiptare më të suksesshme të dekadës së fundit shquhet për zërin e saj të veçantë. Me performancat e saj emocionuese konsiderohet, si një nga artistet më inovative në skenën tonë muzikore. Është një profesioniste e vendosur, e cila kërkon maksimumin gjatë realizimeve të saj. Ajo është një ndër artistet më të vlerësuara me çmime në fushën e muzikës. Kujdesi i saj ndaj detajeve e përmirëson edhe më tepër punën që ajo bën, si këngëtare. Por dëshira e saj më e madhe është që t’i transmetojë emocione publikut të saj, duke mos menduar vetëm për suksesin personal. Besa ka qënë  një nga trajneret e edicionit të 6-të të “The Voice of Albania”.

Jeta, muzika dhe arritjet
Besa Kokëdhima ka lindur Qeparo, Himarë. Ajo kaloi disa vite të fëmijërisë në Qeparo me gjyshen e saj, ndërsa adoleshencën në Fier, ku familja e saj ka jetuar në atë periudhë. Atje ishte e përfshirë vazhdimisht në aktivitete muzikore shkollore si këngëtare, ku spikati për talentin e saj muzikor. Besa u vlerësua për ngjyrën dhe tonin e veçantë të zërit të saj.

Në moshën 15-vjeçare, ajo u shpërngul në Mbretërinë e Bashkuar për të ndjekur shkollën e mesme. Kur ishte 17 vjeçe pati sukses në konkursin ndërkombëtar të talenteve në Mbretërinë e Bashkuar, ku konkurroi si pianiste dhe më vonë edhe si këngëtare. Ajo pati mbështetje nga mësuesi i pianos, i cili i entuziazmuar nga zëri i saj e prezantoi atë përpara shfaqjes.
Pavarësisht largësisë, në vitin 2002 ajo u kthye në Shqipëri dhe një vit më vonë bëri debutimin e saj në muzikë me bashkëpunimin me grupin Produkt 28, “Me Beso”.

NEWS

Besa Kokëdhima zbulon se do të jetë pjesë e "A Live Night"!

“A Live Night” është një prodhim i Top Music Awards, parathënia e një rrugëtimi të gjatë në Top Channel. 13 episodet e tij sjellin 13 artistët më të dëgjuar dhe më të dashur nga shqiptarët kudo janë, në një qasje dokumentari muzikor, ku protagonistët rrëfejnë jetën e tyre personale dhe profesionale...

Nga albumi “Ti je festa ime” e deri te planet e vitit 2022, Besa Kokëdhima i thotë të gjitha!

Sot në emisionin “Live from Tirana” në Top Albania Radio ishte e ftuar në studio Besa Kokëdhima. Këngëtarja e njohur është një figurë mjaft e dashur për tregun muzikor shqiptar. Shumë këngë të saj janë shndërruar në hite dhe janë pëlqyer mjaft nga publiku. Duke qenë se jemi në sezon festash,...

Besa Kokëdhima zbulon surprizën e madhe për fansat e saj!

Këngëtarja e njohur, Besa Kokëdhima është një figurë mjaft e dashur për tregun muzikor shqiptar. Shumë këngë të saj janë shndërruar në hite dhe janë pëlqyer mjaft nga publiku. Nuk dihet se për çfarë arsye, por Besa bëri një pauzë gati 1-vjeçare duke mos sjellë asnjë prurje të re. Mirëpo,...

Mariah Carey bëhet gati t’u kthehet klasifikimeve - po këtu? Ja këngëtarët që kanë bërë këngë Krishlindjes.

Jemi në një ndër muajit më të bukur të vitit, atë të Krishtlindjes dhe Vitit të ri. E bërë tashmë traditë, kënga e Mariah Carey, “All I Want For Christmas” po bëhet gati t’i rikthehet klasifikimeve muzikore nëpër botë por në Shqipëri, cilët janë artistët që i kanë bërë dedikime...

Ja mes kujt u ndanë muajt e dy stinëve të para të vitit

Viti 2020 është cilësuar derimë tani si një vit jo shumë i mbarë për shkak të ngjarjeve që kanë ndodhur por duket se cdo gjë i përket të shkuarës tani. Muzika është ajo që shëron cdo plagë dhe publiku i “Top Awards” vazhdon të mbështesë artistët e tyre të preferuar...

Ndryshon sërish kreu, vendin e zë një alamet kënge, "C'est la Vie" e Besës

Ka kaluar thuajse një vit nga publikimi i saj më i fundit, “Amor”, i cili ka qënë pjesë e klasifikimit zyrtar të “Top Awards” por Besa është rikthyer sërish në listë dhe kësaj radhe më e fortë se kurrë, duke zënë kreun e 100 këngëve më të bukura të muzikës...

Kënga e re e Besës na sjell një parashikim të kësaj vere

Besa di si të godasë gjithmonë në shenjë dhe kësaj radhe artistja ka vendosur të na sjellë një parashikim të kësaj vere, duke lënë të nënkuptohet se do të jetë shumë e nxehtë. “La La La” ka vendosur Besa ta titullojë prurjen e saj më të fundit muzikore, e cila...

Tre hyrje të reja në "Top 20"

Jemi në javën e 173-të të klasifikimit dhe nga java në javë, vëmë re që shumë projekte të reja i shtohen listës, sikurse ka ndodhur edhe këtë javë. 9 projekte të reja muzikore janë për pjesë e 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare, duke treguar se me...

Ja cilët janë artistët me më shumë javë në "Top 10"

Kjo javë nuk ka ardhur me shumë ndryshime sa i përket renditjes së këngëve në “The Top List”. Nëse do të bëjmë një analizë të klasifikimit, do vëmë re se 10 vendet e para kanë patur shumë pak ulje dhe ngritje sa i përket pozicionimit të këngëve. Ndërkohë që 10...

1/3 e kreut ndryshon, e kujt do të jetë fundjava e ndërrimit të vitit?

Alban Skënderaj dhe Besa janë të vendosur të mos e lëshojnë kreun e klasifikimit të 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare. SIkurse edhe javën e kaluara, “Nentor, 26” dhe “Amor” vazhdojnë të ruajnë vendin e parë dhe të dytë, duke treguar se edhe këtë javë, këto dy...

Besa: Kam bërë disa ndryshime rrënjësore në jetën time

Mungesa e saj në tregun muzikor shqiptar është ndjerë shumë dhe këtë e vertetojnë më së miri fansat e saj, të cilët kanë dëgjuar dhe votuar pafund prurjen më të re të këngëtares të titulluar “Amor”. Falë mbështetjes së madhe nga ana e tyre, Besa ka mundur të renditen në...

Gocat fitojnë në "Top 10", mes tyre vetëm një djalë!

10 pozicionet më të nxehta të “The Top List” janë pushtuar nga artistet femra, duke lënë kështu të nënkuptohet se muzika e tyre po pëlqehet më shumë momentalisht. Kreu i klasifikimit të 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare i përkët pikërisht një artiste femër dhe bëhet fjalë...

Besa dhe Kejsi Tola, dy ngjitjet më të mëdha të javës

Kjo javë ka sjellë ndryshime sa i përket kreut si dhe zonës së nxehtë të klasifikimit pasi ndryshe nga java e kaluar kur vendi i parë i përkiste Kidës dhe këngës së saj “Merri Krejt”, është Butrinti me projektin e tij “Kush?” që kryeson për këtë javë “The Top List”....

Besa sjell koverat e artistëve me famë botërore me një interpretim autentik

Besa është një artiste që gjithmonë është vlerësuar për zërin e saj të veçantë dhe performancat emocionuese “live”. Si një nga artistet më inovative të skenës shqiptare dhe një profesioniste e vendosur, Besa kësaj radhe ka ardhur me një projekt të veçantë, “Besa Live Jamming”. E kontaktuar nga “Top Awards”,...

Besa dhe Elinel, tre javë rresht në krye të listës

“Mos m’le me ra” prej tre javësh nuk i ndahet kreut të klasifikimit të “The Top List”. Që në momentin e parë të publikimit, bashkëpunimi i Besës dhe Elinel mori vëmendjen maksimale, duke u vendosur në vendin e parë të renditjes edhe pse kishte vetëm pak ditë që kishte dalë...

Dy javë në krye të listës, flet Besa...

Në pak kohë publikim, bashkëpunimi i Besës dhe Elinel ka korrur padiskutim një sukses të jashtëzakonshëm duke qëndruar për dy javë rresht në krye të klasifikimit të “The Top List”. E kontaktuar nga Top Awards, Besa ka zbuluar se si lindi ideja për këtë projekt muzikor si edhe planet e...

Besa tregon kokëfortësi duke shkuar në vendin e dytë

Ajo është duke shijuar një prej eksperiencave më emocionuese në karrierën e saj, atë të qënurit një prej trajnereve të “The Voice of Albania”, ku edhe është përshkruar si një nënë  për konkurrentët e saj, që kujdeset mirë sikur t’i kishte fëmijë. Pavarësisht se njihet për natyrën e saj të ëmbël,...

Besa prezanton këngën e re, hyn në "Top 40"

Ndërkohë që është tepër e angazhuar me rolin e saj të ri si trajnere e “The Voice” Besa nuk ka harruar fansat e saj. Ajo ka vendosur të publikojë më në fund projektin e ri muzikor, i cili prej kohësh ishte paralajmëruar, duke kënaqur adhuruesit e saj. Ndryshe nga kënga...

Besa dhe Flori sërish sukses këtë javë në "The Top List"

Ndërkohë që Besa Kokëdhima po përgatitet për projektin e saj më të ri muzikor “Kokeforte”, “123”, bashkëpunimi i saj me Flori Mumajesin vazhdon suksesin edhe pse kanë kaluar thuajse 5 muaj që nga publikimi. E ngjitur me 18 pozicione në “The Top List”, ky projekti muzikor është renditur në vendin...

Besa, trajnere në The Voice of Albania 6!

Besa, një zë e figurë e spikatur në skenën shqiptare, gati për t’u ulur në karrigen me emocionuese në botë! Pas daljes së parë në vitin 2003, publikoi albumin e saj debutues në vitin 2006 duke u bërë shpejt një emër i dashur për publikun, por edhe për kritikën. Pas...