Artistja Besa Kokëdhima, e ftuar në “Cherry on Top” me Bora Zemanin, foli edhe për pjesëmarrjen e saj në Eurovizion, duke shprehur krenarinë për punën që ka bërë, por edhe për dashurinë që ka marrë nga publiku. Këngëtarja tregoi edhe arsyen që sipas saj kënga përfaqësuese nuk kaloi në finale, edhe pse ajo e quan si dinjitoz.

E kisha menduar që mund të mos kalonim në finale, pavarësisht se si përfaqësim i Shqipërisë ka qenë shumë i dinjitetshëm, por kishim disa rrethana që ndërlidheshin. Ishte një gjysmëfinale shumë e fortë, rastisëm me disa shtete që kishin 6 vite pa kaluar në finale. Është afërmendjes që një shtet që ka shumë vite pa kaluar në finale duhet të kalojë. Nga dy shtete thonin që nëse nuk kalonin edhe sivjet në finale do të tërhiqeshin. Shqipëria kalon shumë shpesh në finale.

Në lidhje me performancën e saj, Besa tregon që nuk është realizuar nga stafi shqiptar, ndërsa tregon se ka kushtuar shumë.

Kur kemi marrë listën e çmimeve sa nuk na ra të fikët”, thotë ajo. “Në element zjarri që mund të zgjasë 3 sekonda, kushton 3 mijë… deri në 7 sekonda – 7 mijë euro. Vetëm për të mundësuar tym, fillon 15 mijë euro pa nisur dhe çdo sekondazh është tre deri në 7 mijë euro, por ne nuk bëmë gjëra të tilla.

A është kjo performaca më e kushtueshme e Shqipërisë? “Nuk e di, nuk e besoj, thjeshtë është punuar shumë”, u përgjigj artistja dhe shton se edhe vetë ka shtuar para:

Kam shtuar edhe unë lekë, me 4 zero…

Besa Kokëdhima zbuloi për herë të parë se është në një lidhje romantike, për të cilën shprehet që është shumë e lumtur.

Mund të them që jam shumë e lumtur dhe kam shumë dashuri në shpirt, jam në një periudhë shumë të mirë të jetës sime. Do ndihesha pak më e përmbushur po të kisha ca miliona dollarë, por okay. Kjo gjë mungon, çdo gjë tjetër është perfekt. (qesh).