# A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z

Besa Kokëdhima

Besa Kokëdhima është një nga artistet shqiptare më të suksesshme të dekadës së fundit shquhet për zërin e saj të veçantë. Me performancat e saj emocionuese konsiderohet, si një nga artistet më inovative në skenën tonë muzikore. Është një profesioniste e vendosur, e cila kërkon maksimumin gjatë realizimeve të saj. Ajo është një ndër artistet më të vlerësuara me çmime në fushën e muzikës. Kujdesi i saj ndaj detajeve e përmirëson edhe më tepër punën që ajo bën, si këngëtare. Por dëshira e saj më e madhe është që t’i transmetojë emocione publikut të saj, duke mos menduar vetëm për suksesin personal. Besa ka qënë  një nga trajneret e edicionit të 6-të të “The Voice of Albania”.

Jeta, muzika dhe arritjet
Besa Kokëdhima ka lindur Qeparo, Himarë. Ajo kaloi disa vite të fëmijërisë në Qeparo me gjyshen e saj, ndërsa adoleshencën në Fier, ku familja e saj ka jetuar në atë periudhë. Atje ishte e përfshirë vazhdimisht në aktivitete muzikore shkollore si këngëtare, ku spikati për talentin e saj muzikor. Besa u vlerësua për ngjyrën dhe tonin e veçantë të zërit të saj.

Në moshën 15-vjeçare, ajo u shpërngul në Mbretërinë e Bashkuar për të ndjekur shkollën e mesme. Kur ishte 17 vjeçe pati sukses në konkursin ndërkombëtar të talenteve në Mbretërinë e Bashkuar, ku konkurroi si pianiste dhe më vonë edhe si këngëtare. Ajo pati mbështetje nga mësuesi i pianos, i cili i entuziazmuar nga zëri i saj e prezantoi atë përpara shfaqjes.
Pavarësisht largësisë, në vitin 2002 ajo u kthye në Shqipëri dhe një vit më vonë bëri debutimin e saj në muzikë me bashkëpunimin me grupin Produkt 28, “Me Beso”.

NEWS

Tiri bashkon forcat me Besën dhe rezultojnë një sukses i vërtetë!

Dy zëra të mëdhenj që gërshetohen bukur në një tekst që flet drejtpërdrejt me shpirtin. Po flasim pikërisht për Tiri Gjocin dhe Besa Kokëdhimën. Dyshja kanë bashkuar forcat për një projekt të ri muzikor. “Nihna” mban titullin kënga e tyre e re që ka tërhequr menjëherë vëmendjen dhe ka hyrë...

Tiri dhe Besa performojnë bashkëpunimin e tyre të fundit, “Nihna”, në BBV!

Nuk ka më pritje! Finalja e madhe e Big Brother Vip Albania 4 tashmë është këtu dhe ka nisur me një spektakël të vërtetë. Tiri Gjoci dhe Besa Kokëdhima, kanë performuar live për herë të parë bashkëpunimin e tyre të ri muzikor. “Nihna” është projekti i dyshes, i cili është një nga...

Një spektakël për të mos u humbur, konfirmohen disa nga artistët që do të performojnë në finalen e "Big Brother VIP 4"…

Edicionit të “Big Brother VIP Albania”, ngadalë, po i vjen fundi. Katër finalistët e përzgjedhur nga publiku janë Rozana Radi, Laert Vasili, Gjesti dhe Egli Tako të cilët po kalojnë së bashku ditët e fundit në shtëpinë më të ndjekur në vend. Finalja e shumëpritur e “Big Brother VIP Albania...

“Përgjithmonë” bën bashkë Bucin dhe Besën!

Buci është një ndër emrat më të rinj që i bashkohet Top Awards. Ai vjen për herë të parë në listë me një bashkëpunim me Besa Kokëdhimën, që mban titullin “Përgjithmonë”. Një këngë që sjell një mesazh dashurie dhe dhimbjeje, me një atmosferë të veçantë dhe të ngrohtë. “Përgjithmonë” është...

“U vonuan për shkak se duhej të operohesha…”/Besa rrëfen ekskluzivisht në “Flet” projektet e reja muzikore!

E ftuar në episodin e radhës “FLET” në Top Albania Radio dhe në Top Channel ka qenë Besa Kokëdhima. Artistja e njohur ka zbuluar me shume detaje nga jeta, karriera, sfidat dhe sukseset ndër vite. Ndër të tjera Besa ka rrëfyer se shumë shpejt projektet e saj më të reja do fillojnë...

Besa Kokëdhima zbulon arsyen që nuk e çoi në finalen e Eurovisionit!

Artistja Besa Kokëdhima, e ftuar në “Cherry on Top” me Bora Zemanin, foli edhe për pjesëmarrjen e saj në Eurovizion, duke shprehur krenarinë për punën që ka bërë, por edhe për dashurinë që ka marrë nga publiku. Këngëtarja tregoi edhe arsyen që sipas saj kënga përfaqësuese nuk kaloi në finale,...

Ronela Hajati zbulon se çfarë i ka shkruar Besës përpara spektaklit të madh të Eurovision 2024!

E ftuar në emsionin “Pardon My French” me Jonida Aliçkolli dhe Arbër Çepani ka qenë artistja e mirënjohur Ronela Hajati. Ajo foli më shumë rreth projekteve të saj të fundit, këngët që priten të dalin të reja dhe disa momente epike nga karriera e saj disa vjeçare. Ajo ka përfaqësuar  Shqipërinë në...

Ngjitet nesër në skenën e Eurovision me “Titan”, Besa Kokëdhima zbulon detaje nga performanca e saj!

Besa Kokëdhima ka qenë mëngjesin e sotëm e ftuar nëpërmjet një lidhje me ‘Skype’ për “Wake Up”. Mbrëmjen e nesërme, skena e “Malmo Arena” në Suedi do të përqafojë ngjyrat kuqezi, me zërin e Besës që me siguri do të të na falë një përfaqësim dinjitoz në Eurovision 2024. Mëngjesin...

Super spektakël, Besa Kokëdhima sonte në studion e "Big Brother VIP"!

Këngëtarja e njohur, Besa Kokëdhima, do të jetë pjesë e spektaklit të sotëm të “Big Brother VIP”. Lajmi i bukur është bërë i ditur përmes një postimi në profilin zyrtar të BBVA në Instagram. “Besa Kokëdhima, e ftuar sonte në Big Brother Vip”, shkruhet bashkëngjitur me foton e artistes. Ndërkohë...

Në mbështetje të Kombëtares, Besa performon në mes të stadiumit të Parmës!

Ndeshja miqësore e 22 marsit mes Kombëtares tonë dhe Kilit në stadiumin “Ennio Tardini” në Parma, edhe pse në fushë nuk na dha rezultatin që dëshironim, i bëri dhe njëherë bashkë shqiptarët, për të treguar se kur bëhet fjala për të mbështetur njëri-tjetrin, jemi gjithmonë aty. Magjisë së tifozëve shqiptarë...

Besa Kokëdhima publikon versionin e ri të këngës për Eurovision!

Shqipëria ishte një nga tre vendet e para që zbuloi këngën e saj për Eurovision 2024. Besa Kokëdhima ka marrë të drejtën për të përfaqësuar Shqipërinë, falë mbështetjes së votës së publikut. Ajo interpretoi këngën “Zemrën n’Dorë” në Festivalin e 62-të të Këngës. Që kur artistja mori biletën e Eurovision,...

Triumfoi në Festivalin e Këngës, Besa Kokëdhima bën premtimin për në Eurovision!

Pas triumfimit në Festivalin e Këngës, Besa Kokëdhima ka reaguar në Instagram duke falënderuar të gjithë ata që e mbështetën dhe votuan për të. Çmimi i publikut që ajo mori i dhuron asaj të drejtën për t’u bërë përfaqësuesja e Shqipërisë në ‘Eurovision 2024’, një ngjarje që padyshim është kulmi...

Besa publikon projektin "Tiki Tiki", ja si pritet nga publiku!

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare Besa Kokëdhima është rikthyer me një këngë solo të titulluar “Tiki Tiki”. Votat e publikut kanë bërë që ky projekt të hynte menjëherë në klasifikimin e javës të “The Top List” duke u renditur kështu në vend të 43-të. Momentalisht ajo ka sjellë vetëm versionin e...

Ja yjet që u rri e bardha shumë në klipe!

Tendencat e fundit në videoklipe duket se i përshtaten shprehjes “Less is more”. Pra, sa më të thjeshtë dhe minimaliste, aq më mirë. E duket se artistët sa vijnë dhe po e përqafojnë akoma dhe më shumë kohët e fundit. Kjo vlen për videoklipet në tërësi, por edhe për veshjen...

Besa Kokëdhima mban kreun e “The Top List” për këtë javë!

Besa Kokëdhima vazhdon me sukseset e saj të njëpasnjëshme. Këtë herë ajo ia ka dalë që të pozicionohet në vend të parë të klasifikimit të ”The Top List”. “Si kalama” dhe ”Machoman” rezultuan këngët më të preferuara dhe më të votuara nga publiku këtë javë. Duhet thënë që këngëtarja bëri...

Besa Kokëdhima na flet për projektet e saj më të fundit!

Pas performancës së saj në “A Live Night”, i gjithë publiku mezi priste që Besa Kokëdhima të publikonte projektet e saj, “Si kalama” dhe “Machoman”. E ftuar në “Live From Tirana”, Besa na ka folur më shumë mbi këto dy këngë dhe jo vetëm… Si lindi “Machoman” ? “Machoman” dhe “Si kalama”...

Besa performon në "Dancing With The Stars", çfarë energjie!

Ai është spektakli më i madh i kërcimit në vend. Dhe bëhet fjalë për “Dancing With The Stars” show-n magjik më të përfolur të momentit. Personazhet VIP dhe artistët pjesë e kastit të “DWTS” së bashku me balerinët profesionistë dhuruan show mbrëmjen e parë dhe të dytë, me sigurinë më të...

Nuk ndryshon kreu, Besa vazhdon ngjitjen!

“Zonja & zotërinj, lidhni rripin e sigurimit”, pasi Besa Kokëdhima dhe Alban Chela nuk po i ndahen kreut. Për të tretën javë radhazi, projekti i tyre ka arritur që të jetë kënga më e votuar nga publiku duke u renditur kështu në vend të parë të “The Top List”. Shumë...

Besa Kokëdhima dhe Alban Chela zbulojnë detaje për projektin e tyre "Zonja & zotërinj"!

Ashtu siç ishte paralajmëruar para disa kohësh, Besa do të rikrijonte “Zonja & zotërinj”. Të gjithëve na ka shoqëruar kjo këngë prej vitesh dhe nuk ka njeri që nuk ia di fjalët këtij hiti. Por këtë version me Alban Chela është e sigurtë që do ta adhuroni dhe do ta...

Besa ruan kreun, por hyn në Top 5 me këngët që prezantoi tek "A Live Night"!

Pasi performoi dy nga hitet e saj të reja në “A Live Night”, “Si kalama” dhe “Machoman”, të gjithë ishim shumë kuriozë për t’i parë të përfunduar këto projekte. Tashmë ato janë publikuar dhe Besa nuk na ka zhgënjyer aspak, ishin tamam ajo që prisnim. “Si kalama” vjen si një...