# A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z

Alis Kallaçi

Alisi është një muzikant i ri dhe i talentuar nga Shqipëria, i cili në moshën 21-vjeçare ka arritur të bëjë një emër të rëndësishëm në skenën muzikore. Ai ka përfunduar studimet për piano, ku ka fituar çmime të ndryshme në kompeticione për këngë dhe piano, duke dëshmuar aftësitë e tij muzikore.

Përveç pianos, Alisi luan edhe në kitare, një instrument që e ka ndihmuar të zgjerojë diapazonin e tij muzikor dhe të eksperimentojë me stile të ndryshme muzikore. Karriera e tij mori hov kur fitoi edicionin e pestë të X Factor Albania, një arritje që i hapi dyert për shumë mundësi të reja në industrinë muzikore.

Pas fitores në X Factor, Alisi lançoi këngën e tij të parë “Se të dua”, një bashkëpunim me Arilena Arën, një këngëtare e njohur shqiptare. Kjo këngë u prit shumë mirë nga publiku duke e konfirmuar Alisin si një artist premtues në skenën muzikore shqiptare.

NEWS

Alis Kallaçi zbulon pak nga projekti i ri: “Po eksperimentoj, do të dalë diçka e mirë…”

Alis Kallaçi ishte i ftuar në emisionin “Lancio” me Erma Micin dhe Sofia Kotepano në Top Albania Radio, ku ndau me dëgjuesit rrugëtimin e tij si një artist i ri në skenën muzikore shqiptare, si dhe foli mbi këngën e tij të re “S’ta kam than”. Çfarë është diçka që ka ndryshuar...

Java e më shumë hyrjeve dhe bashkëpunimeve 'big', ja e preferuara e publikut... 

Trendi i sezonit të verës ka ardhur! Thënë kjo, vëmë re se javë pas jave, kemi një numër të madh projektesh të reja muzikore të publikuara. Kjo javë solli me vete plot 15 hyrje të reja, java më e ngarkuar deri më tani. Ndër to kishim projekte soli të zhanreve...

Alis dhe Sytë me këngët më të veçanta të javës!

Kjo javë solli plot hyrje të reja në klasifikimin e “The Tip List”. Por ne do të dallonim dy si më të veçantat… Bëhet fjalë për Alis Kallaçi me “S’ta kam than” dhe Sytë me “Hate me back”. Dy projekte të veçanta, të ëmbla dhe me stil më unik nga...

"Nuk mund të bëj kompromis!"/Alis ka një mesazh për të gjithë artistët e rinj: "Imagjinoje dhe…"

I ftuar në emisionin “Lancio” me Erma Mici ka qenë artisti Alis. Alisi është një muzikant i ri dhe i talentuar nga Shqipëria, i cili në moshën 21-vjeçare ka arritur të bëjë një emër të rëndësishëm në skenën muzikore. Ai ka përfunduar studimet për piano, ku ka fituar çmime të...

Alis, talenti i ri që i bashkohet Top Awards…

Alisi është një muzikant i ri dhe i talentuar nga Shqipëria, i cili në moshën 21-vjeçare ka arritur të bëjë një emër të rëndësishëm në skenën muzikore. Ai ka përfunduar studimet për piano, ku ka fituar çmime të ndryshme në kompeticione për këngë dhe piano, duke dëshmuar aftësitë e tij...

Arilena Ara vjen në një bashkëpunim me zbulimin e saj, Alis!

Këngëtarja mjaft e dashur për publikun Arilena Ara është rikthyer sërish në “The Top List” pas një periudhe të gjatë, por këtë herë nuk vjen vetëm. Ajo ka sjellë bashkëpunimin e parë me fituesin e ‘X Factor 5’, Alis Kallaçi. Kënga mban titullin “Se të dua” dhe ka hyrë këtë...