“A me do” është projekti muzikor që e bëri atë tepër të suksseshëm në tregun muzikor dhe Alban Ramosaj menjëherë u renditet përkrah emrave të njohur të muzikës moderne shqiptare si Kida, 2TON, Mozzik dhe Bruno duke u nominuar në kategorinë “Artist to Watch”.
Në një intervistë të dhënë për “Top Awards”, ai ka folur për nominimin e tij në këtë kategori, për projektet e tij të reja dhe se kush e frymëzon këtë artist për të sjellë një muzikë kaq të bukur.
-Si ndiheni që kandidoni përkrah Kidës, 2TON, Mozzik dhe Brunos?
Mire? (Qesh)
– A e kishe menduar që “A me do” do të rezultonte kaq i suksesshëm? Na ke premtuar një projekt të ri, kur do mund ta kemi?
Nuk është krijuar me ndonjë tendencë tjetër përveçse të bërit një këngë të bukur.
Eshte krijuar, mbjellur dhe tani po shijoj frutat që qënkan plot aromë dhe shije! (Qesh)
Kam një këngë/klip shumë interesant që do jetë e rradhës për t’u publikuar, në zhanrin pop/funk me nuanca “dark”. Kam bashkëpunuar me producent të huaj bashkë me ndihmën e “Tull Productions”. Po mundohem ta përfundoj sa më saktë dhe kjo të kërkon pak kohë por duroni, nuk do zhgënjeheni!
– Cili është frymëzimi yt në muzikë?
Jeta ime, njerëzit që kalojnë në jetë, eventet, momentet, fjalët e ndjera, shikimet hollësirat e bukura të jetës, më frymëzojnë që t’i “kanalizoj” ndjenjat në fjalë dhe t’i “qepë” në një melodi.
-Sipas teje, kush e meriton çmimin “Group of the Year”?
Le të fitojë grupi më i mirë!
– Një mesazh për fansat që të votojnë…
Shumë dashuri për ata që më japin dashuri dhe mbështetje!