Art Rushiti ka publikuar këngën e tij më të re të titulluar “Joanna”. Teksti i kësaj kënge flet për një vajzë të bukur por materialiste, që i do markat me emër dhe jetën e shtrenjtë. Dhe mesa duket, kjo gjë i pëlqen Artit.
Me “Joanna”, Arti ka cekur pak dhe një temë deri diku aktuale siç është dhe materializmi apo tërheqja ndaj sipërfaqësores. Megjithatë, në këtë projekt këngëtari nuk e cilëson këtë si diçka të keqe. Përkundrazi, ai e pëlqen Joanna-n dhe i plotëson asaj dëshirat, sepse ‘një femre si asaj, i duhet një djalë si ai’.
Por, a ka qenë kjo këngë një ide e momentit mbi një temë të nxehtë si ‘gocat materiaiste’ apo Arti mund të ketë pasur një Joanna në jetën e tij dhe është bazuar tek ajo? Gjithsesi, projekti i tij i fundit duket se është pritur mirë nga fansat që e kanë kërkuar këtë të fundit për të qenë pjesë e “The Top List” që në momentin e publikimit të tij. Momentalisht kënga “Joanna” renditet në vendin e 100-të të klasifikimit.